Kriza globale, çfarë po ndodh me ekonominë
Më 15 shtator të vitit të kaluar një bankave më të vjetra dhe më të respektuara në botë, Lehman Brothers, falimentoi, çka shënoi edhe fillimin e një krize globale ekonomike. Një vit pas këtyre ngjarjeve madhore, BBC nis sezonin e programeve ‘Pas Tronditjes’, një serial programesh në TV, radio dhe internet mbi pasojat e recesionit në të gjithë botën. Falimentimi i saj çoi në një panik financiar global që ka dëmtuar seriozisht ekonominë globale.
Gjerësisht mendohet se falimentimi i Lehmanit shkaktoi humbjen globale të besimit në financa se tashmë nuk e dije më, nëse mund të bëje biznes me dikë pa rrezikuar humbjen e parave të tua.
Por Mark Calabria i Institutit Cato në Uashington nuk është i bindur. Ai vë në dukje se si vetëm disa ditë më pas, u shpëtua një kompani sigurimesh, AIG. “Nëse do të shikosh masat e rrezikut dhe paqëndrueshmërisë së tregut, duket se shpëtimi i AIG kishte një impakt më të madh në paqëndrueshmërinë e tregut sesa Lehman. Prandaj unë mendoj se mund të tregohesh më zemërgjerë, duke thënë se është jashtëzakonisht e vështirë të kuptosh faktet dhe të thuash atë që ka ndodhur”. Mark Calabria mendon se lejimi i falimentimit të Lehman-it ishte ajo që duhej bërë. “Shqetësimi është se nëse shpëton këto firma, nëse shpëton aksionerët, atyre u jepet iniciativë të luajnë bixhoz, sepse ata marrin fitimin dhe taksapaguesi humbjen. Ky shqetësim ndahet nga shumë ekonomistë dhe është thuajse e sigurt se pse qeveria nuk e shpëtoi Lehman.
Por ndoshta pati edhe një përllogaritje politike, një besim se masat për shpëtimin e bankave urreheshin nga publiku kaq shumë se shpëtimi i Lehman do të çonte në humbjen e votave. Ndoshta është kështu, thotë Douglas Elliott, por vetëm nëse qeveria kishte menduar se problemi Lehman mund të mbahej nën kontroll. “Padyshim lejimi i falimentimit të Lehman-it ishte humbës votash dhe papritur kishe përballë depresionin”, thotë zoti Elliott. Dhe është mendimi i shumicës së vëzhguesve se lejimi i falimentimit të Lehman Brothers ishte një gabim, që na solli të gjithëve fare ngjitur me një katastrofë ekonomike.