Kursi i këmbimit, bankat rrisin kreditimin në lekë
fabiola Çela
Të marrësh një kredi në lekë është më e lehtë se të marrësh një kredi në monedhën evropiane. Bankat kanë shtrënguar ndjeshëm kriteret që duhet të përmbushin konsumatorët për të marrë një kredi në euro. Për rrjedhojë deri në fund të muajit korrik kredia e re në lekë është rritur me ritme më të shpejta se ajo në euro.
Kredia e re
Sipas Bankës së Shqipërisë në muajt janar-korrik kredia e re 5 vjeçare, e cila zakonisht jepet për shtëpi ka pasur pikun e saj gjatë muajit prill në 2,026 milionë lekë, ndërkohë që gjatë muajve të tjerë kreditimi për shtëpi ka pësuar tkurrje. E njëjta gjë ka ndodhur edhe më kredinë në euro. Kreditë afatshkurta 6 muaj deri në 1 vit, të cilat kryesisht përdoren nga biznesi në monedhën vendase kanë pësuar rritje. Nga 1,793 milionë që ishte në muajin janar në 5,145 në korrik.
Depozitat
Depozitat e reja njëvjeçare në monedhën vendase kanë ardhur drejt rënies. Nga 13,920 milionë lekë që ishte në muajin janar në 9,690 milionë lekë në muajin korrik. E kundërta ka ndodhur më monedhën evropiane nga 32 milionë euro, që ishin depozitat e reja njëvjeçare në muajin janar në 36 milionë euro në muajin korrik. Çka tregon së për sa i përket depozitimit konsumatorët janë më të prirur t’i kursejnë paratë e tyre në euro.
Bankat
Sipas Bankës së Shqipërisë: “Bankat vazhdojnë të aplikojnë politika të shtrënguara kreditimi, duke reflektuar shqetësimin e tyre për rritjen e raportit të kredive të këqija ndaj totalit, por edhe duke shprehur pasigurinë e tyre për zhvillimet e aktivitetit ekonomik në të ardhmen. Këto politika së bashku me pasigurinë për zhvillimet e ardhshme, duket të kenë ndikuar edhe në tkurrjen e kërkesës për kredi. Nevojat për likuiditet në sistemin bankar janë plotësuar nga operacionet në treg të hapur të Bankës së Shqipërisë. Kjo ka injektuar të gjithë likuiditetin e kërkuar nga bankat tregtare, duke ruajtur njëkohësisht një strukturë të përshtatshme kohore të këtij injektimi. Pavarësisht plotësimit të nevojave të likuiditetit, normat e interesit në tregun primar kanë vazhduar të jenë të larta, në praninë e kërkesës së qeverisë. Interesat për kreditë e reja në lekë janë ulur në muajin qershor duke vijuar prirjen rënëse të vërejtur që në muajin prill. Rënie e normave të interesit regjistrohet edhe për kreditë e reja në euro gjatë këtij muaji. Megjithatë, është ende shpejt të flitet për një lehtësim të ndjeshëm të kostos së kredidhënies nga sistemi bankar”.
kredia dhe depozita e re
Kredia e re në lekë
(milionë lekë)
Janar Shkurt Mars Prill Maj Qers. Korrik
Deri në 6 muaj 815 1,214 2,365 1,434 1,153 1,218 1,671
6 muaj-1 vit 1,793 1,533 3,312 2,608 2,298 4,158 5,145
1-3 vjet 1,292 974 1,322 888 987 911 1,952
3 - 5 vjet 367 439 558 549 680 1,467 504
Mbi 5 vjet 1,133 1,748 1,465 2,026 1,789 1,917 1,749
Kredia e re ne Euro
(milionë euro)
Deri në 6 muaj 14 15 19 12 12 13 16
6 muaj-1vit 17 22 11 16 23 23 21
1-3 vjet 1 6 3 2 12 4 11
3 - 5 vjet 4 3 21 21 10 6 11
Mbi 5 vjet 9 8 15 19 9 12 17
Depozitat e reja në lekë
(milionë lekë)
Njëvjecare 13,920 7,996 7,581 6,504 5,770 7,816 9,690
6-mujore 5,176 5,534 5,033 3,161 3,781 8,445 5,616
3-mujore 12,691 8,279 10,944 7,915 7,898 7,217 7,306
Njëmujore 12,268 14,013 9,818 9,232 11,778 16,707 14,292