E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza globale dhe rritja e ekonomiksë shqiptare

Supriza më e madhe që qeveria shqiptare ka rezervuar për qytetarët e saj në mbyllje të vitit ’08 është treguesi dyshifror i rritjes ekonomike, i cili së fundi ka marrë edhe çertifikimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. E realizuar në kushtet e krizës financiare që përfshiu gjatë këtij viti të gjitha vendet e zhvilluara, kjo rritje merrë një rëndësi të vaçant dhe dëshmon efikasitetin e lartë qeverisës të vendit tonë, pas rikthimit në pushtet të demokratëve, jo më larg se tre vjetë më parë. Siç është marrë vesh tashmë nga të gjithë, viti ‘08 u përshkua nga një krizë e rëndë financiare, që s’ishte parë qysh nga vitet ’30 të shekullit të kaluar. Ishin kryesisht ekonomitë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Europës dhe Japonisë që u futën në recesion. Wall Street-i, një nga institucionet më të mëdha financiare, u gjunjëzua nën barrën e madhe të humbjeve nga kreditë, ndërsa qeveria amerikane u detyrua të operojë me ngut për të blerë borxhet e këqia të bankave, që vetëm për një paketë arriti në vlerën e 700 miliardë dollarëve. Në këto kushte, shumë nga bankat ndërprenë kredidhënien dhe një pjesë e mirë e bizneseve u vunë në vështirësi financiare. Kriza shkaktoi reaksione vargore në sistemin financiar, të cilat, sipas ekonomistit të njohur George Soros, e futën gjithë sistemin në "arrest kardiak". Vështirësitë e krijuara bënë që era e recesionit të ndjehet kudo. Fillimisht më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pas shtatorit të këtij viti, në të gjithë botën. Sipas presidentit rus, Dmitry Medvedev, "koha e dominimit të një ekonomie dhe një valute ka perënduar njëherë e përgjithmonë". Me pak fjalë, këndvështrimet dhe opinionet politiko-profesionale për një krizë të tillë janë të shumta, por ajo ç’ka tërheq më shumë vëmendjen në këtë drejtim lidhet me paaftësinë e treguar për parandalimin e një krize të tillë, pasojat e të cilës kanë për t’u ndjerë për një kohë të gjatë, pavarësisht masave emergjente që kanë marrë qeveritë e vendeve të zhvilluara për zbutjen e pasojave negative që ajo ka shkaktuar në të gjithë rrjetin e ekonomisë globale.
Nga ana tjetër, faktet tregojnë se sa më e integruar dhe e globalizuar që të jetë ekonomia e një vend aq më e madhe është mundësia e prekjes së saj nga pasojat e krizës globale që ka përfshirë gjithë botën, që nga tremujori i katër i vitit të kaluar e këtej. Shqipëria bën pjesë në grupin e vendeve që janë prekur pak ose aspak nga një krizë e tillë. Ekspertët shqiptarë të fushës së ekonomisë, financës dhe bankave gjatë daljeve publike kanë siguruar se vendi ynë përgjithsisht do të vijojë të mbetet i pa prekur nga një krizë e tillë. Pasojat më të dukshme të këtij efekti ata i shohin tek rënia e remitancave emigratore, të cilat nuk kanë lidhje funksionale me ekonominë shqiptare por me ekonomitë e vendeve ku ata punojnë e jetojnë. Është paksa e çuditshme që ekonomia shqiptare të vijojë të mbetet e paprekur nga kriza e rëndë globale që ka përfshirë tërë botën, ndërkohë që këto 2 vitet e fundit vendi ynë ka bërë hapa konkrete në proçesin e integrimit euro-atlantik, i cili në një farë kuptimi është standartizim dhe integrim perëndimor i ekonomisë së tregut. Ka një spjegim teknik kjo kurreshti, dhe spjegimi lidhet me faktin se profilaskia e vetme e ekonomisë shqiptare ka qënë zhvillimi i saj me ritme të larta. Nga ana tjetër, kjo është një eksperiencë ndërkombëtare. Faktet tregojnë se ekonomitë më të paprekuara nga kriza e sotme globale janë ato të Kinës, Indisë, Brazilit, etj., që treguesin e rritjes ekonomike e kanë mbi 7-8 për qind. Me këtë performacë rritjeje është paraqitur gjatë vitit ‘08 edhe ekonomia shqiptare, pas ndërmarrjes së reformash të pandërprera trevjeçare, sidomos në drejtim të sistemit fiskal dhe luftës ndaj korrupsionit të trashëguar nga qeverisjet majtiste.
Treguesi i lartë i rritjes ekonomike është një traditë e njohur e qeverisjes së Partisë Demokratike, si në mandatin e parë që i përket periudhës ’92-’96, ashtu dhe në mandatin aktual, pas zgjedhjeve të përgjithëshme të 3 korrikut ’05. Në mandatin e parë, që fillon me fitoren e zgjedhjeve të 22 marsit ’92, demokratët e krijuan qeverinë e tyre në një kohë kur, “Shqipëria nuk kishte më shumë se 6 ditë bukë” dhe brenda 2-3 vitesh arritën ta bëjnë atë “vendin me rritjen më të lartë ekonomike në Europën Lindore”. Mjafton të kujtojmë se në atë periudhë, treguesi më i lartë i rritjes ekonomike arriti në shifrën 13,3% ose gati 3 herë më i lartë se sa mesatarja e 8 viteve të pasnëntëdhjetë e shtatës, që pasuan qeverisjen e vendit tonë nën pushtetin e forcave të majta politike. Por arritja më e madhe e periudhës ’92-‘96 ishte lindja dhe konsolidimi i sipërmarrjes së lirë private, ku brenda një kohe të shkurtër u krijuan afro tre të katërtat e numurit të bizneseve që janë sot, të cilat jepnin mbi 75% të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar të vendit tonë. Njëkohësisht kishte më pak të papunë, korrupsion e trafiqe të kufizuara, më shumë mirëqënie, optimizëm e siguri për të ardhmen, etj. Dhe të gjitha këto arritje u realizuan ende pa u njohur mirë doktrina e sistemit kapitalist, si teori dhe praktikë e zhvillimit të duhur ekonomiko-shoqëror në kohën e sotme. Me sa duket administratorët e asaj periudhe e kishin zgjidhur pa shumë vështirësi problemin e mungesës së njohurive dhe eksperiencës në këtë drejtim, thjeshtë duke zvendësuar demagogjinë komuniste të “ndërtimit të socializmit, duke mbajtur në njerën dorë kazëm dhe në tjetrën pushkën” me devotshmërinë për të punuar, duke mbajtur në njerën “dorë” shtetin ligjor dhe në tjetrën ekonominë e lirë të tregut. Dhe rezultatet ishn mjaft suprizuese, jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët, të cilët shpreheshin me superlativa për “mrekullinë tonë ekonomike”, që nëse vazhdonte për 9-10 vjetë rresht do të na kishte çuar në derën e familjes së madhe europiane në maj të vitit ‘04, së bashku me 8 vendet e tjera ish-komuniste të Europës Lindore.
Kush ka kujtesën e dobët dhe vesin e kundërshtimit apriori të gjërave, le të shfletojë shtypin e kohës, vendas dhe të huaj, ku gjithçka është e shkruar, e zeza mbi të bardhë. Atje do të gjejë këto tregues suprizues sikundër do të gjejë edhe treguesit skandalizues për tetë vite rresht, pas ’96-ës kur vendi u qeverisë nga të majtët. Statistikat tregojnë se në vitet ’97-’05, shifra e rritjes ekonomike ka qënë në nivelin e notës pakaluese që përdoret sot në  sistemin tonë shkollor; duke u rrumbullakosur tek 4(katër)-a. Mjafton të kujtojmë se një shifër e tillë është e ulët edhe për ekonomitë e vendeve të zhvilluara, jo më për ekonomitë e vendeve në zhvillim. Në vitet e Presidentit Klinton, për shembull, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kishin këtë tregues mbi 6%. Kur ky tregues ra në më pak se gjysma e kësaj shifre, sikundër ka ndodhur këto vitet e fundit me ekonominë më të zhvilluar të globit, atëherë filloi prekja e saj nga kriza financiare, të cilës iu referuam pak më lartë. Ndaj, nuk ka asnjë diskutim që niveli ulët i treguesit të rritjes ekonomike në periudhën tetëvjeçare të qeverisjes majtiste ishte shkaku kryesor i krizës së atyre viteve të shoqëruar me korrupsion, krim, kontrabandë, trafiqe, papunësi, varfërinë e lartë, vjedhje vote, politizim të institucioneve shtetrore, mashtrime elektorale, etj., Në vitet e qeverisjes majtiste, edhe ajo pak rritje ekonomike që realizohej e kishte bazën tek ekonomia informale. Vonesat ekstreme në çeljen e negociatave dhe më vonë në nëshkrimin e MSA-së, veç të tjerash, ishin pasojë e ritmeve të ulëta të zhvillimit ekonomik të vendit, që shoqëruan qeverisjen majtsite për 8 vite rresht. Ekspertët ndërkombëtar të fushës së ekonomisë mendojnë se, integrimit të Shqipërisë mund t’i kontribuojë vetëm një rritje ekonomike mbi 10%, po aq sa ka arritur ky tregues aktualisht.
Në fund të fundit rritja ekonomike është produkt i mirëqeverisjes së vendit, nëpërmjet reformash efektive për të përmirësuar klimën e biznesit dhe luftuar praktikat korruptive. Këto dy tregues janë në funksion të zhdrejtë me njëri-tjetrin. Pra, sa më pak korrupsion të kemi aq më e përmirësuar është klima e binzesit dhe anasjelltas. Gjatë viteve të qeverisë “Berisha” lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit ka çuar në përmirësimin e klimës së biznesit, një ndër treguesit domethënës të të cilit është rritja e investimeve të huaja në Shqipëri. Mjafton të përmendim se vetëm në sektorin energjitik kanë filluar nga konkretizimi dhe janë nënshkruar marrëveshje serioze bashkëpunimi për kryerjen e gati 5 miliardë euro investime të huaja. Investimet e huaja të kontraktuara për këtë vit janë afro 7 herë më shumë se një viti më parë. Duhet thënë se vendi ynë varet shumë nga këto investime, pasi ato janë një barometër i sigurt për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë sonë kombëtare. Ndërkohë janë rritur edhe investimet publike në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe jetës shoqërore. Rritja e këtyre investimeve është pësojë e drejtpërdrejtë e bollëkut buxhetor të vendit tonë, i konkretizuar me tre buxhete shtesë dhe mbi 3 miliardë euro të përfituara nga lufta kundër korrupsionit. Treguesi aktual i rritjes ekonomike është veç të tjerash edhe fryt i luftës antikorrupsion që ka zhvilluar këto 3 vitet e fundit qeveria shqipatare. Po të kemi parasysh këtu rekomandimet teknike të BB-së dhe institucioneve të tjera financiare-ndërkombëtare, sipas të cilave korrupsioni i lartë në vendet postkomuniste e ulë me 1% në vit treguesin e rritjes ekonomike, atëherë konkluzioni për rastin e Shqipërisë është i qartë: ashtu sikundër u ulë me afro 1 për qind gjatë 8 viteve të qeverisjeve socialiste, u rrit po me të njëjtën përqindje në tre vitet e fundit, ndërkohë që vendi qeveriset nga demokratët.
Ish-presidenti i FMN-së në vitet nëntëdhjetë Michel Candesy, thotë se, “politikat për rritjen ekonomike nuk duhen konceptuar si një sprint në një distancë të shkurtër, por si një maratonë e gjatë". Kjo është arsyeja që për qeverinë “Berisha”, rritja ekonomike nuk përbën thjeshtë një tregues, por një doktrinë të tërë progresi për konsolidimin e ekonomisë së tregut dhe shtimin e të ardhurave kombëtare. Planifikimi në rritje të përvitshme i investimeve publike, masat e marra për zgjidhjen e krizës energjitike, shtimi i kërkesës dhe rritja e konsumit për mallra e shërbime, etj., përbëjnë ingranazhet e makinerisë qeverisëse për një ekonomi dinamike. Por para se sa të mbrrinte tek përdorimi efektiv i buxhetit publik, qeveria aktuale ka udhëtuar nëpër rrugët e përmirësimit të politikës fiskale, e shoqëruara kjo me tre buxhete shtesë deri tani. Të njëtjën vëmendje i ka kushtuar ajo edhe shtimit të prodhimit, performancës së biznesit dhe tërheqjes së investimeve të huaja në Shqipëri. Varfëria dhe pabarazia sociale gjejnë shërim përfundimtar vetëm tek treguesi i përgjithshëm i rritjes ekonomike dhe përformanca e lartë e përdorimit të të ardhurave publike. Përpjekjet qeveritare për rritjen e të ardhurave kombëtare janë jo vetëm aspekte të përmirësimit të mirëqënies së qytetarëve por edhe rrugët e arritjes graduale të standrateve të integrimit në institucionet ndërkombëtare. Nivelet e larta të treguesit të rritjes ekonomike përbëjnë jo vetëm një garanci për potencialet zhvilluese të ekonomisë shqiptare por edhe një çertifikatë besimi për institucionet ndërkombëtare. Politikat e targetuara qeverisëse dhe me objektiva të përcaktuara qartë përbëjnë një mekanizëm besueshmërie për biznesin dhe investimet publike. Nga ana tjetër reformimi i institucioneve qeverisëse rrit efiçiencën e gjithë sistemit, sikundër pozicionimi neutral i shtetit ndaj biznesit rrit iniciativën dhe konkurencën në treg të sipërmarrjeve private. Natyrisht jo gjithëçka shkon si në vaj, ndaj politikat tona të brendshme për reforma të pandërprera, gjetja e instrumenteve ekonomike e financiare që i shërbejnë performancës së këtyre reformave, objektiviteti i veprimit, etj., duhet të përsosen vazhdimisht. Sidoqoftë e rëndësishme është që me këtë qeverisje ne e kemi gjetur rrugën e duhur të zhvillimit dhe integrimit tonë. Rritja ekonomike përbën doktrinën e integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Nëse do të perifrazonim thënien e Martin Luther King: “Nuk ka rrugë që të çojnë në demokraci. Demokracia vetë është rrugë”, për çështjen e rritjes ekonomike do të thoshim: -Nuk ka rrugë kapitaliste që të çojnë tek rritja ekonomike. Rritja ekonomike është vetë rruga. Nga ana tjetër, ky tregues i lartë i rritjes ekonomike i zhvleftëson tërësisht edhe shpifjet e akuzat majtsite për korrupsion të qeverisë “Berisha”, pasi veç të tjerash ato bien ndesh me aksiomën e Bankës Botërore dhe eksperiencën tonë të hidhur të para 3 viteve, të cilat këshillojnë se, atje ku ka korrupsion nuk ka rritje ekonomike. Megjithatë “qentë le të lehin, karavani shkon përpara”….

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›