Enver Lepenica përballet me klithmat e korbave
Ujët e vjetër dhe zogoria e qenve të diktaturës/Thonë se ujqët e vjetër e shqyejnë vërtet hënën lehonë. Dhe qentë do ta bënin copë, nëse u jepej mundësia. Kështu ujqit dhe zogoria e qenve të ligësisë ishin gati duke shqyer ne vitin 97, atë që quhej demokraci e brishtë e vendosur pas viteve ‘90 në Shqipëri. Dhe kjo do të kishte ngjarë mirë e bukur nëse një forcë dhe shpirti popullor nuk do t’i përballonin shkëlqyeshëm sulmet e kësaj aradhe të tërbuar, që vinin nga nostalgjia e egër, por jo më pak nga regjimtarët e fundit, që sunduan vendin në 50 vitet e fundit të shekullit të XX. Një cifël e kësaj historie që ende e kemi në kujtesë gjendet në botimin më të fundit të studiuesit dhe publicistit të mirënjohur: Enver Memisha Lepenica: “Përballë klithmave të korbave”. Mjegullina ka mbuluar nëpër kohëra enigmën e shumë vrasjeve mister.
Nga zëri varet vdekja ose rrojtja e Shqipërisë/Enver Lepenica është laureuar në fakultetin ekonomik UT me rezultate të lartë ka kryer kurse kualifikime për organizim dhe drejtim, ka qenë drejtor kabineti i Ministrit të Kulturës, si dhe Inspektor i përgjithshëm i Ministrit të Brendshëm me gradën nënkolonel. Është themelues i gazetës së parë opozitare të qytetit të Flamurit “Zgjimi”, autor i librave historikë si: “Vetëvrasjet. Barbarët zbresin në Vlorë”, “Hysni Lepenica-Komandant i Përgjithshëm i Fuqive të Ballit Kombëtar”, “Antologjia e plagëve nën terrorin komunist”, “Pseudonimet e përdorura gjatë Lëvizjes antifashiste 1939-1944”, “Nëpër greminat e përgjakura komuniste” deri tek Klithmat e Korbave, ose e shqyrtuar pak më ndryshe një përballje me klithmat e korbave ose korbzinjve. Penda e autorit Lepenica është një ogur i mbarë në historinë tonë por veçanërisht në publicistikën shqiptare. Është një zë i veçantë, i kthjelluar, serioz.Është një ndër zërat që mund të përfshihet denjësisht në zërin e atyre që aktualisht sot po shkruajnë historinë kombit tonë. Askush nuk e kishte menduar se ai vit aq i mbrapshtë që quhet 97, nuk do ta kalonte pa brengosjen deri në dridhjen nga pikëllimi, nga atentatet dhe tmerret e luftës. Mirëpo zanafilla e hershme e tyre e ka nisur pak më herët. Nga zëri ynë varet vdekja ose rrojtja e Shqipërisë shprehet Lepenica. Është një kartë dërguar PK të Vlorës ku kërkohet ndërgjegjësimi se zëri i atdheut na urdhëron të flasim,të flasim shumë, të flasim çdo ditë është zëri i demokratëve që mjegullina nuk duhet ta mbuloi nëpër kohëra enigmën e kësaj kohe duke zbuluar arkivin e komunistëve dhe mesazhet e tyre vrasëse autori i kërkon qytetarit më të ndershëm që ka qyteti atij që ka ngjyer bukën me shpresën e të nesërmes se udha e komunizmit dhe përdorimi i armëve të saj varroste shpirtrat tanë dhe ëndrrën me shekuj. Ndodhte kjo që tu bëhej thirrje nëpërmjet një zëri të vetëm në truallin e shqiptarëve, gazetës 55, me arsyetimin për të lënë në harresën e madhe, ngjarjet dhe rebelimin e Vlorës se vrasjet,mërirat,inatet,urrjetja që ngjau ne pranverën e përgjakshme të 1997 ishin posacërisht, turpe që u shkonin komunistëve, që kërkonin, kohë për mavrinë Baba Stalinin, një vend lule komunizmi safi enverian. Autori Enver Memisha Lepenica ka sjellur edhe një dokument origjinal që tregon ose më mirë një dëshmi për mënyrën se do të arrihej të riktheje koha e atij mavrisë duke gjezdisur me armë, duke krijuar celula e çeta duke rrëmbyer arkiva e duke bërë zhurmë e plot zullume, për të zhbërë demokracinë etj, pra kë nuk mundoi ajo dreq ’97-e, por që kishte nisur më parë me aksionet e fshehta të komunistëve. Veprimi më i madh i tyre në atë kohë mundej të quhej vetëm si një rebelim i armatosur. E gjithë qeverisja që zbarkoi nga radhët e ushtrive rebele,komitetet e shpëtimit qeverisën me reprazalje duke mposhtnin qëndresën me armë, plumba, burgje, gjyqe nuk besoj se të ikurit në natën e prillit të vitit 85 i ishte harruar emri,nuk kishte. Njihet ndërkohë fakti tronditës - 97 u muar nga armët e cetave rebele,ky ishte edhe parashikimi i zymtë,që autori dhe të tjerë i bënën kësaj kohe përpara se ajo të fillonte të nxinte muret dhe krejt nga godina e saj flaka të shpërndahej.
Unë do të përqendrohem tek disa prej gjithë morisë së shkrimeve që Enver Lepenica ka hedhur në këtë publikim të fundit. Si i pushkatuan komunistët oficerët e policisë në vitin 1997. Orë e trishtuar. E kobshme orë. Orë e ’97. Fjalë kambanash binin në erë. Morte. Plagë.Shenja të thella në trupin e Shqipërisë. Mërina të fshehura ende nxinin. Ndërkaq ky mot i zi mbrinte. Mbrinte me dy numëra përcaktues për lëvizjen e shpirtit. 9dhe 7. Ndonëse i tillë, ky mot, nga thellësia e kraharorit mori mallkimin. Nga iride e syve:solli lotin. Nga buzët dëshpërimi. Nga zemra: rruzuj mallkimi. Mallkuar qofsh ’97.
Kapitenin e parë Gjergj Mehmeti Lepenica e përshkruan të këtillë: Ku i jepje një detyre Gjergj Mehmetit sado e vështirë të ishte ai gjithnjë përgjigjej, Si urdhëron shef! Dhe fluturonte drejt detyrës. Ashtu fluturoi drejt detyrës pa kundërshtime edhe me 4 mars 1997. Dhe nga ajo ditë nuk e pashë më. Autori e përshkruan që ky trim nuk e njihte frikën, i lindur në Tepelenë në vitin 57 u godit pabesisht në Qafë-Gjashtë prej bandave komuniste, ishte vetëm 40 vjeç kur e vranë dhe e dogjën të gjallë komunistët. Ekspertiza nxori 5 plumba në trup, derisa dorëzuan pushtetin të majtët asnjëherë nuk hodhën dritë për vrasësit e Gj.Mehmetit. Kapiteni i parë Viron Rapi, i inkuadruar në vitin 1992 në radhët e policisë u vra më 11 maj 97, kapiten Spiro Toshi ishte 45 vjeç kur ra dëshmor, shprehet Lepenica, i cili sjell të dhëna edhe për dëshmorët e rënë nga radhët e uniformave blu si Nënoficerët Gëzim Shabani, Besim Manoli, Jashar Zanaj, Albert Troqe, Valter Harizaj, Andrea Kanani, Bashkim Bita, Alket Muça, Alfred Kanani, Edi Hasanaliaj për të gjithë të vrarët nga hordhia e bandave. Major I..Kuçi me cilësinë e shefit të Policisë kriminale të Vlorës u ka paraqitur të gjitha të dhënat drejtuesve socialistë të rendit, të cilët i hodhën në harresë figurat dhe gjakun që derdhën policët në luftë me bandat e tyre. Atmosfera atje brenda asaj ministrie socialiste i ngjante një pragmorti të pashpallur ende. Sidoqoftë për historinë e 97 më tragjike mbetet vrasja e oficerëve të SHIK, ditë e rrëmbimit të armëve. Enver Memisha shkruan për kujtimin e veprës heroike të tyre. Për Major Besnik Hidrin, lindur në Durrës në 7 shkurt 66, ishte vetëm 31 vjeç kur u vra në 28 shkurt 1997, kapiten Lekë Qokun, lindur ne 13 prill 61 në Tropojë, trupin e të cilit e çuan tek turmat e studentëve që e copëtuan duke ia prere mishin copa-copa. Po një fat tragjik ndoqi edhe ish-kreun e SHIK Vlorë Shkëlqim Agolli, në Greqi.
Historia siç ka qenë - Enver Memisha Lepenica në 300 faqe libri në përballje, të klithmave e të korbave ka siguruar dokumente origjinale për të treguar arën ku kanë punuar armiqtë e këtij vendi dhe më tepër spiunët e tij. Për cfarë më akuzon mua dhe Fahri Ballliun komunisti Vasil Qesari,shkruan Lepenica duke sjellë argumente dhe fakte historike për Teleblu-në, të parin dhe të fundit TV që u printe me kameran e Qesarit turmave drejt rrugëve të qytetit apo rrugëve përtej Vlorës. Gazeta 55 ka një rol të pamohueshëm kombëtar në vitet kur qeverisja e majtë e kallashit siç e cilëson autori po zhbënte gjithshka dhe çdo gjë që quhej histori, moral, shqiptarizëm. Kundër kësaj gazete u derdhën qindra prokurorë, dhjetëra pushtetarë, kriminele ordinerë e mashtrues, që me plumba kallashi kërkonin t’i mbyllnin zërin dhe kornizën e vetme që dritësonte të vërtetën e errësuar nga pushtetmbajtësit e majtë. Të vertetën historike që janë gjithsesi drithëruese kur ca paloshqiptarë thërrisnin “poshtë flamuri kombëtar”, kur ca palokolenela të ushtrisë së zabërhanit mprehnin shpatën për të goditur figura si ajo e Hysni Lepenicës. Polemika me Odise Grillon, Xhafer Peçin, Xhemil Frashërin dhe H.Maja, A.Mamani tregon se autori ka njohje dhe ka përdorur dokumente autentike për të treguar pse jo dhe mëkatet e mekatarëve. Në të gjitha këto polemika autori ka përdorur një arsenal fjalësh, që shfaqen si një det i thellë. Mirëpo zhbirimi i saj është punë e mundimshme për kritikët, që i bënë rikonjicionin vetëm cekëtinës detare. Vetëm me një kthjelltësi të admirueshme mund të zbulosh perlat e fshehura në këtë thellësi deti. Dhe kjo është një natyrë e veçantë në publicistikën shqiptare. Këtu nuk përsëriten fjalët, por tregohen haptazi krimet dhe dosjet janë përvëluese për killerat. Jo vetëm dosjet por argumentimi i tyre ka sjellë heshtje te krimtarët, përse ata nuk e vazhduan më polemikën, u mbaroi arsenali apo kufomat pak përpara se të binte dielli i mbyllnin në labirinte errësire në varrezat publike, ku binin ende erë nga dora e vrasësve. Mësohen fakte të panjohura dhe më mirë kështu. Kur kam zhbiruar publicistikën e viteve ‘30 jam habitur me mënyrën e shkrimit dhe te fakteve që rendisnin. Memishaj ecën pikërisht nën këtë tragë duke kërkuar e gjetur fakte që i mbërthejnë me shpatulla për muri. Dihej vetëm se furia e saj ishte tejet e rrezikshme për autorin. Mbi dheun e butë, në ditët e asaj pranvere, vendoseshin lule. Derdheshin rruzuj lotësh. Asgjë nga mbishkrimi dhe jetëshkrimi. Mirëpo Memisha guximshëm ecën dhe përkorë gjen shtigje e rrugë për të thyer heshtjen dhe frikën që ua mbyll gojën dhe ua rëndon penën kundërshtarëve. Pa harruar se në pushtet ishin pikërisht mësuesit e atyre bandave dhe frymëzuesit e tyre politikë. Por ka edhe dokumente të tjera që tashmë bëhen pjesë e historisë tonë, një pjesë e saj filloi të lëviz nga këtu, por që e lidh historinë tonë me realitetin e saj dhe vërtetësinë, është hequr llumi dhe ujërat e tepërta. Historianët duhet të mësojnë historinë siç ka rrjedhur. Publicistët duhet të bëhen të vëmendshëm karshi këtyre artikujve publicistikë, që kanë lëngë jete brenda. Asgjë s’mund t’u shtosh ,asgjë nuk mund tu heqësh. Historia siç ka qenë,kjo është moto e historianeve ,mirëpo deri tanimë kemi pasur një histori të falsifikuar për 50 vitet e fundit. Dhe nën këtë ugar ende shkruesit e majtë përvijojnë rrugën e shtrembër brenda kësaj guaske dhe këtij shekulli që ne jetojmë.
Një deputet me vizion evropian - analizë pas zgjedhjeve/Enveri shprehet qartazi se rebelimin më 1997 bëmë ç’mundëm për të shpëtuar Vlorën për të mos u djegur dhe të shkatërrohej por s’mundëm të ndalnim barbarët, që kishin zbritur në Vlorë. U detyruam të iknim zemërthyer, duke e lënë atë në tym e flakë dhe në dorë te komunistëve që e qeverisën siç ua pati qejfi dhe ëndrra. Vitet kaluan shpejt dhe erdhi 2005 shkruan Lepenica. Por kishte edhe një zë kaq të fuqishëm, që na shtynte drejt Vlorës. Ishte zëri i demokratit, qëndrestarit dhe profesorit të universitetit, mikut tonë Bujar Leskaj. Lepenica ka sjellë një publicistikë reale në një analizë kushtuar fitores së deputetit Bujar Leskaj në zonën Nr 94 të qytetit të Vlorës pas 8 vitesh. Në zgjedhjet e 3 korrikut 2005 u vunë përballë dy botë. Bota komuniste me përfaqësues Mezan Malaj dhe bota e re demokratike, e përfaqësuar prej Bujar Leskaj. I pari vinte në këtë fushë pas udhe të gjatë mashtrimesh 8-vjeçare të partisë së tij Malaj u premtoi vlonjateve paratë e firmave 100%, në fushën e së drejtës ligji u shkel haptazi, aksidentet dhe plagosjet në punë nuk regjistrohen në statistikat zyrtare, raportet e paaftësisë në punë nuk paguhen,u mbyll dhe pavijoni i sëmundjeve profesionale. Pra M.Malaj shprehet Lepenica i gënjeu vlonjatet, ai nuk krijoi një Vlorë sociale, por përkundrazi vetë u majm duke vënë pasuri. M.Malaj shprehet Lepenica me mburrje u paraqit në TV se ishte komunist dhe se komunizmi nuk ka asgjë të keqe. Nga ana tjetër Bujar Leskaj siç vë re më të drejtë publicisti Fahri Balliu, “masa për peshën e vlerave të tij është dashuria për Vlorën”. Kështu pra vlonjatët duhet të zgjidhnin njërin prej dy ideologjive; atë komuniste që mbi çdo gjë vë Partinë dhe atë demokratike, që mbi të gjitha vë dashurinë për njeriun. Lepenica përmend se në fitoren e Leskaj në qytetin e Flamurit kontribuan edhe intelektualë me përmasa kombëtare si Dhori Kule, ai u mbështet nga artistët Inva Mula, Ardit Gjebrea, Bujar Asqeriu, Afrim Agalliu, Agron Dine, Nestor Jonuzi etj....
Figura vlonjate me emër dhe besë/“Ditën e premte më 12 tetor 2001 shumë vlonjate kishin ardhur për të hedhur një dorë dhe Sefer Dautit .Kështu nis përshkrimin për këtë demokrat të përkushtuar të këtij qyteti. Seferi rrojti 73 vjet aq sa pa dhe kontribuoi në demokraci,njeriu që nuk pranoi të shkollohej për spiunë, por shkoi në Çeki për t’u shkolluar për inxhinier. Një njeri të mirë është skica për Mimi Risilinë, kurse bujaria e Jaup Xhezos nga Tragjasi i Vlorës i arratisur nga vendi në vitin 1952 u kthye në ditët edemokracisë, edhe Nestur Dhimë Todri nacionalisti.
Këto nuk mund të quhen vetëm shkrime të mirëfillta publicistike,por në radhë njeherëshi për janë dëshmi autentike që i duhen historisë tonë. Gjithmonë vërtetësia e saj është një tempull i paprekshëm,por që në vitet e socializmit ishte e vështirë thyerja,u përdorë edhe falsifikimi,duke mos i qëndruar stoik të vërtetës. Në periudhat e vështira të rezistencës më të fortë të saj, të paktë kanë qenë ata ,që kanë ruajtur pagabueshmërinë me sakrificën e tyre. Kush me shpirt, dikush me trup, kush me influencën e tij, një tjetër me jetën e tij e ruajti nga rreziqet, që kanë qenë jo të pakta dhe shumë kanosëse. Është koha që historinë ta lexojmë siç ka ndodhur me të vërtetë. Në këtë pikëpamja ky libër është një pjesë përmbledhëse e kësaj historisë tonë të ndodhur në një distancë prej vetëm 10 vite larg. Prandaj autori i 7 librave Enver Memisha (Lepenica) duhet përgëzuar për këtë kontribut serioz që si sjell historisë tonë,njëkohësisht i bënë një nder publicistikës shqiptare. .