E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke, 50-vjeçarja tenton të vetëvritet

Ambulanaca, foto arkiv

Një 50-vjeçare në Greqi ka tentuar ti japë fund jetës së saj në mënyrën më tragjike, për shkak të krizës financiare.

50-vjeçarja i ka venë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni i pallatit ku jetonte. Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Rios.

Sipas familjarëve shkaqet e që shtynë 50-vjeçaren ti japë fund jetës kanë qenë ekonomike.

Para dy javësh ka ndodhur një vetëvrasje e dyfishtë në Greqi, ku një nënë dhe djali i saj i kanë dhënë fund jetës për shkak të gjendjes e ekonomike. Gruaja 90-vjeçare dhe djali i saj 60 vjeç u hodhën nga ballkoni i katit të gjashtë të pallatit ku jetonin dhe humbën jetën. Ngjarja ka ndodhur në 24 maj dhe sipas policisë, shkak i vendimit ekstrem kanë qenë problemet financiare.

Numri i vetëvrasjeve në Greqi për shkaqe ekonomike sa vjen e rritet. /Albanians.gr/

Përagatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›