E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke, autoritet shqiptare apel qytetarëve

Pala shqiptare i bën apel qytetarëve të shmangin kalimin përmes pikës doganore të Kapshticës për 48 orë, pasi do të jetë e pamundur kryerja e veprimeve dhe kalimi tyre në shtetin fqinj për shkak të grevës së doganierëve grekë.
Edhe pse nga autoritet shqiptare ka patur tenatativa për shmangien e kësaj situate përmes bashkëbisedimit me autoritetet greke nuk është arritur asnjë marrëveshje, ndërkohë që qindra emigrantë kanë mbetur të izoluar në këtë pikë doganore.
Emigrantët e kanë të pamundur t`ju afrohen sporteleve të doganës pasi prej disa orësh është pezulluar kontrolli dhe përpunimi i dokumentave, ndërkohë që shprehen të shqetësuar se nga pritja e gjatë për të kaluar kufirin mund të rrezikojnë edhe vendet e tyre të punës në shtetin helen.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›