KQZ diskuton sot ankimin e PS-së

PS-ja një ditë më parë dorëzoi në KQZ një ankesë për shpalljen e pavlefshme të rezultatit të votimeve për 284 qendra votimi.
Gjithashtu, PS-ja kundërshton vendimin e KQZ-së 1158 të datës 25 qershor 2011, që shpallte fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha me 93 vota më shumë se kandidatin socialist Edi Rama. Juristët e kësaj partie kanë hartuar ankimin brenda dy ditëve, ku kërkohet pavlefshmëri të zgjedhjeve për 284 qendra votimi.
Në kërkesë thuhet se ka mospërputhje midis fletëve të votimit të hedhura në kuti dhe votuesve. Sipas socialistëve, kjo nuk është gabim thjesht njerëzor, por shkelje e ligjit. PS-ja pretendon në ankesën e përgatitur se ka probleme serioze për rreth 35% të kutive, që kanë të bëjnë kryesisht me elementët e sigurisë. /S.Ll/Start/
2011-06-28 10:24