E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Berat-Çorovodë, 3 të plagosur

Një aksindet automobilistik është regjistruar rreth orës 15:00 të mesditës së sotme në aksin rrugor nacional Skrapar- Berat, ku tre persona kanë ngelur të plagosur dhe ndodhen duke marë ndihmën mjeksore pranë spitalit të Beratit.
 

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Fushë-Peshtan ku mjeti tip foristradë tip Pajero me targa AA 40 7 AJ në të cilin udhëtonin tre persona është aksidentuar. Mjeti që udhëtonte nga Skrapari drejt qytetit të Beratit, gjatë rrugës mësohet se ka humbur drejtimin dhe ka dalë në anë të saj. Si rezultat, kanë ngelur të plagosur Roland Xhavari, 48 vjeç, Dashnor Naço, 48 vjeç si dhe Enver Lamçe, 43 vjeç, të tre banues në qytetin e Çorovodës. Të plagosurit u transportuan me mjete të rastit drejt spitalit rajonal të Beratit. Burime të repartit të Kirurgjisë bëjnë me dije se të plagosurit kanë mbëritur me plagë dhe fraktura të shumta dhe janë duke marë ndihmën shëndetësore.

Drejtë vendit të ngjarjes kanë mbëritur më pas ekspertët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›