Kriza greke dhe ekonomia shqiptare Vigan Idrizi*
Dun & Bradstreet edhe ne publikimin per muajin Korrik, nuk ndryshon rejtingun shteteror te Shqiperise qe edhe me tej ngelet ne – DB4a, qe do te thote rrezik mesatar. Rejtingjet e shteteve te rajonit po ashtu nuk pesojne ndryshime; Greqia - DB4b, Italia - DB3a, Maqedonia – DB4b, Serbia – DB4d, Kroacia – DB3d, Sllovenia – DB2c.
Te dhenat e fundit nga Instituti i Statistikave tregojne se PBB-ja reale ka kontraktuar me 0,8% ne tre muajt e fundit ne vitin 2009, por si teresi viti 2009 ka pasur nje zgjerim prej 3,3%. Edhe pse ekonomia shqiptare ishte e prekur ne menyre te qarte nga renia globale, performanca e saj relativisht elastike ne vitin 2009 (ishte nje nder ekonomite e rralla e cila iu shmang renies) atribuohet pjeserisht stimulimeve te shpejta fiskale dhe monetare kunder krizes. Ne vitin 2010, rimekembja modeste ekonomike globale do te jete e dobishme edhe per Shqiperine, por kushtet e pergjithshme do te mbetet shume sfiduese. Per fat te keq Shqiperia eshte nje nga vendet me te ekspozuara ndaj krizes ekonomike ne Greqi. Nje pjese e rendesishme e komunitetit te shqiptareve punon ne Greqi (rreth 650-800 mije), dhe reduktimet ne punesime dhe ne paga me siguri do te kene nje ndikim negativ ne parate e derguara ne Shqiperi nga ky vend. Kjo do te rrise renien tashme te pafavorshme per konsumin privat, pritet rritje e papunesise se brendshme dhe shtrengim i kushteve te kreditimit. Kriza financiare greke do te ndikoje negativisht po ashtu edhe ne tregtine mes Shqiperise dhe Greqise.
Se fundi, problemet ne Greqi do te kete nje ndikim negativ edhe ne financimin e qeverise: edhe pse i vonuar, eurobondi i planifikuar i cili do t’i sillte Shqiperise nje shume prej 300-400 milion euro, tashme ka shume gjasa te kete nje norme me te larte interesi nga 7, 5%, te cilen autoritetet kishin shpresuar per te paguar.
Klima politike ne Shqiperi mbetet shume e dobet per shkak te mosmarreveshjes se zgjatur rreth zgjedhjeve te pergjithshme te 2009-se, duke parandaluar kalimin e legjislacioneve te rendesishme dhe perparimin drejt integrimit ne BE. Bazuar ne qendrimet e forta te te dyja paleve, D&B eshte skeptik se nje marreveshje kompromisi e realizueshme do te arrihet ne nje te ardhme te afert.
*Autori eshte analist ekonomik, citon burimet zyrtare te Dun & Bradstreet (D&B), agjencioni me i madh dhe me i vjeter i informacionit tregtar dhe te biznesit ne bote i cili ekziston prej 170 vjetesh