E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet e Topit, PS largohet ngaKomisioni i Ligjeve

TIRANë Pas debatesh me anetare te pozites, anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Parlamentar të Ligjeve braktisën sot seancën e radhës në shenjë proteste për qëndrimin e maxhorancës ndaj votimit te dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së lartë. Ky veprim solli reagimin e deputetëve të djathtë që e cilësuar atë si të parapërgatitur.

Debatet në Komisionin e Ligjeve lindën në momentin kur Komisioni ishte duke shqyrtuar relacionet për tre kandatët e dekretuar nga Presidenti për emërim në Gjykatën e Lartë, Medi Bici, Sokol çomo dhe Vexhi Muçmata.

Deputeti i majtë në këtë komision Fatmir Xhafaj kërkoi që Komisioni të shtyhet për ditën e hënë pasi shqyrtimi i relacionit sipas tij kërkon kohë. Fatmir Xhafaj pohoi se komisioni duhet të ketë legjitimitetin e duhur duke përfshirë edhe opozitën në diskutime dhe në vendimarrje.
“Të bëjmë debat konstruktiv për një proces legjitim dhe jo politik, dhe kjo kërkon dhe kohë”, tha Xhafaj.

Por, anëtari i djathtë Eduart Halimi theksoi se koha ishte e mjaftueshme, dhe se shtyrja nuk është e nevojshme.

Ndërkohë reagimi nga kampi i majtë është ai i Pandeli Majkos. Deputeti i Partisë Socialiste tha se mënyra si po sillet maxhoranca me tre kandidatët për Gjykatën e Lartë është fyese. “Ky, një nga proceset më të rëndësishme. Mungon relacioni i kandidatit ndaj nuk veprohet kështu. Duhet seriozitet në shqyrtimin e kandidaturave, ndërkohë që Komisioni vepron si mbledhjet e dikurshme të lagjes”.

Por, Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli theksoi se objekt shqyrtimi sot janë kandidaturat dhe jo relacionet. Sipas tij, konfliktet politike nuk zgjidhen në Komisionin e Ligjeve.

Në këtë mënyrë Komisioni hodhi poshtë kërkesën e PS për shqyrtimin e relacioneve ditën e hënë, kurse anëtarët e majtë lanë punimet në mes të Komisionit dhe u larguan.
Largimin e komentoi dhe deputeti i djathtë Sulaj, sipas të cilit largimi i PS ishte veprim i parapërgatitur. “Keqardhje për sjelljen e opozitës”.

Debate i sotëm në komision ndodhi në fazën e fundit të shqyrtimit të tri kandidaturave për Gjykatën e Lartë të cilët u morën në pyetje gjatë javës në seance dëgjimore dhe më pas do të kalohen për votim në Kuvend. Komisioni vazhdon pa prezencën e opozitës me shqyrtimin e dy relacioneve.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›