Rreziku nga fqinjet Bode Buxheti 2012 antikrize

Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë i ndërtuar për tju përshtatur efekteve të pas krizës dhe zhvillimeve jo të mira në rajon. Pavarësisht nga parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar, kreu shqiptar i financave tha se qeveria ka krijuar kushtet për të arritur këtë objektiv.
"Ne kemi marr të gjitha masat që ekonomia shqiptare të preket sa më pak, ose të mos preket fare nga zhvillimet në rajon, cka do të thotë që nuk do të ketë implikacione të drejt për drejta të zhvillimeve ekonomive fqinje me ekonominë shqiptare. Rikthyem në vend deficitin më të ulët. Përgjatë periudhës së krizës ne ulëm borxhin publik. Buxheti nuk është tabu dhe ata që mendojnë që do të ngurtësojmë buxhetin, ta kthejmë në tabu thjesht se nuk duhet ndryshuar, kjo është gabim. Nëse do të kemi zhvillime pozitive në ekonominë shqiptare pse jo? Do të kemi rishikim pozitiv të buxhetit, dhe jo negativ", tha Ridvan Bode, ministër i Financave.
Ministri kundërshtoi dhe parashikimet e FMN-së për rritjen ekonomike. "Ne shpresojmë që ky vit do të shkojë në rritjen 4 për qind. Ato që ju dëgjoni janë të përhershme. Vitin e kaluar FMN tha do të jetë 1 për qind dhe ishte 3.9 për qind. Sivjet thotë që do të shkojë tek 2.5 për qind, por ne jemi të bindur që shkon në rritjen 4 për qind. Zhvillimet në ekonominë reale gjatë tre mujorit të tretë, ende të pa konfirmuar nga INSTAT dëshmojnë për një rritje pozitive më të fortë", vijoi Bode.
Ministri Ridvan Bode, i pyetur për buxhetin e vitit të ardhshëm tha se prioritetet janë ato sektorë tradicionalë të qeverisë Berisha.
"Do të vijojmë të mbetemi në prioritet e deklaruara tashmë. Pra, që të vijojmë politikën e rritjes së pagave dhe pensioneve, të vijojmë të mbështesim një normë të lartë të investimeve publike në ekonomi si një instrument dhe për nxitur e për të mbajtur aktive kërkesën konsumatore pasi ajo ka qenë motivi i zhvillimit të ekonomisë vitet e fundit dhe të mundohemi të mbështesim përmirësimin e shërbimeve publike, në rradhë të parë atë të arsimit dhe të shëndetit publik", bëri të ditur ai.
Kreu i Financave tha se të ardhurat në total janë realizuar rreth 97 për qind e planit, por kjo shifër sipas tij nuk duhet komentuar si problematike.
Florian Papadhimitri