Basha Lehtesira fiskale per bizneset e Tiranes
Ulje të mëtejshme taksash ka premtuar për bizneset kryetari i bashkisë së kryeqytetit. Në një takim me antarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë, kryebashkiaku tha se shumë shpejt do të ketë ndryshim procedurash për lejet dhe licencimet.
"Kemi proceduar me hapin që hodhëm para dy javësh në këshillin bashkiak me eleminimin e afro 60 tarifave dhe reduktimin e taksave në bashkinë e Tiranës. Proces, i cili ka nisur por nuk ka përfunduar. Pikërisht në këtë mënyrë do të procedojmë dhe me hapin tjetër të rëndësishëm atë të thjeshtimit të procedurave në Bashkinë e Tiranës, vecanërisht ato të licencimit dhe të lejeve", tha Lulzim Basha, kryetari i Bashkisë Tiranë.
Shumë prej biznesmenëve i thanë kryebashkiakut që mendimi i tyre duhet të merret parasysh në vendimmarrje. "Nuk do ketë asnjë hap përpara pa marr plotësisht mendimin e grupeve të interesit dhe vecanërisht grupeve të biznesit. Aboslutisht për cdo rast të aktivitetit ekonomik, financiar, prodhues të shërbimeve në qytetin e Tiranës. Kjo do të bëhet me të gjitha grupet e interesit", tha Basha.
Dhoma Amerikane e Tregtisë kryen shpesh takime pune me drejtues institucionesh ku bizneset shprehin shqetësimet e tyre. Gjatë javëve të fundit anëtarët e këtij grupimi janë takuar me krerët e doganave dhe kryeparlamentaren.
Florian Papadhimitri