Kriza greke, euro bie përballë lekut

Tregu valutor i vendit ka nisur të reflektojë efektet e krizës greke. Mund të jetë ky shkaku që ndryshe nga se pritej, monedha evropiane po humbet terren në raport me monedhën vendase lek e cila po forcohet. Pas kulmeve në këmbimin e euros me 140 lekë ditët e fundit një euro po këmbehet me 137.4 lekë. Tendeca e forcimit te lekut nuk po manifestohet në raport me dollarin ku tabelat e exchange-ve tregojne se nje dollar këmbehet me 103.5 lekë.
Gjatë gjithë kësaj periudhe të 2010 ishim mësuar me një tendencë të dobësimit të lekut ndaj të dy monedhave. Megjithatë duhet thënë se luhatjet e tanishme janë ende brenda caqeve të shënuar në fillim vit. Në janar të këtij viti leku këmbehej me 135.5 euro në blerje. Ndërsa sa i takon monedhës amerikane leku shkëmbehej zyrtarisht në fillim vit me 93.3 dollarë. I parë krahasimi i kursit të këmbimit në harkun e një viti rezulton që monedhat kryesore euro e dollar janë fuqizuar ndjeshëm në raport me lekun. Një vit më parë një euro këmbehej me 122.8 lekë dhe një dollar me 87.7 lekë.
Adi Darsi