E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërrohet kreu i doganave, ikën Endri Pema vjen Flamur Gjymishka

Ndërrohet kreu i Doganave. Largohet nga detyra Endri Pema dhe në vend të tij emërohet Flamur Gjymishka. Këshilli i Ministrave vendoi dje në mbledhjen e radhës, shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Endri Pema dhe emërimin e drejtorit të ri, i cili do të jetë Flamur Gjymishka. Pema u zgjodh në këtë detyrë në prill të vitit 2009. Ndërkohë që para tij ky post mbahej nga Përparim Dervishi. Dervishi u shkarkua për mosplotësim të planit në vjeljen e të ardhurave dhe punë të dobët. Ndërkohë që motivacioni i shkarkimit të Pemës ende nuk është bërë i ditur nga qeveria dhe Ministria e Financave. Kreu i ri i doganave, Flamur Gjymishka, mbante më parë postin e drejtorit të informacionit në Drejtorinë e Doganave.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›