Flakët vijojnë të shkrumbojnë pyjet në vend, vatër e re zjarri në Bulqizë
Tiranë- Ndërkohë që zjarret prej ditësh vijojnë të shkrumbojnë qindra hektarë pyje, nuk mungojnë as vatrat e reja.
Në kodrën sipër Bulqizës janë parë flakë të shumta mëngjesin e sotëm, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë ndërhyrje si nga toka ashtu edhe nga ajri.
Ndërkohë sipas Ministrisë së Brendëshme vijonë ende të jenë aktive 2 vatra zjarri, ndërsa dje në Korçë është dashur ndërhyrja e helikopterit turk pasi situata është përkeqësuar. Por sot situata ka qenë më e qetë dhë flakët janë vënë nën- kontroll. Aktiv vijon të mbetet zjarri në Parkun e Bozdovecit, ndërsa për shuarjen e tij janë aktivizuar më shumë se 140 efektivë të Forcave të Armatosura.
Në Dibër, janë aktive 5 vatara zjarri, dhe flakët në Parkun Kombëtar të Lurës vijojnë të shkrumbojnë dhjetra hektarë pyje.
Ndërkohë sipas të dhënave të Ministrisë së Brendëshme, deri mbrëmë në qarkun e Shkodrës kanë qenë aktive 8 vatra zjarri. Dy prej tyre në rrethin e Shkodrës, tre në Malësinë e Madhe dhe tre në Pukë.
Gjithashtu situata vijojn të jetë e njëjtë në Kukës, pasi ka tre vatra zjarri, ndërsa në Vlorë vijon të jetë aktive vetëm një vatër.
/IDEA/