"Kriza greke po kalon me ndihmen e shqiptareve"
Procesi i riorganizimit te Levizjes Socialiste per Integrim nuk eshte shtrire vetem ne Shqiperi, por edhe ne shtete ku jetojne dhe punojne shqiptare. Ne kete kuader, sot ne Selanik te Greqise u zhvillua Konferenca Zgjedhore e LSI-se. Ne kete aktivitet ku mori pjese kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta dhe deputeti i LSI-se, Vangjel Tavo, ishin te pranishem 650 delegate te LSI-se nga Greqia e Veriut. Konferenca Zgjedhore e LSI-se u pershendet dhe nga kryetari i Bashkise se Selanikut, Jani Butari, i cili e vleresoi liderin e LSI-se z. Meta per kontributin e tij per forcimin e marredhenieve te mira rajonale dhe te fqinjesise se mire mes vendeve te Ballkanit Perendimor. Gjithashtu kryebashkiaku i Selanikut z.Butari, duke i konsideruar vellezer shqiptaret qe jetojne ne Selanik, ka vleresuar kete komunitet. Ai ka falenderuar ata per kontributin e madh qe tha se ata kane dhene dhe vazhdojne te japin ne kapercimin e krizes ekonomike qe po kalon Greqia. "Ne jemi vellezer, ndaj se bashku, ne saje dhe te kontributit qe ju keni dhene dhe vazhdoni te jepni, Greqia po e kalon kete krize ekonomike.", u shpreh z. Butari.
Nje teme teper e rendesishme per z.Meta, ishte dhe reforma zgjedhore qe Kryetari i LSI-se perseriti dhe njehere nga Selaniku nevojen qe ky proces te mbyllet sa me shpejte dhe ku te kete si qellim kryesor barazine e votes per qytetaret shqiptar dhe garantimin e ushtrimit te kesaj te drejte kushtetuese per emigrantet qe ata te votojne, kudo ku ata ndodhen.
Duke vleresuar rolin e pazevendesueshem qe kane emigrantet ne procesin e integrimit te vendit, z. Meta u shpreh se "LSI vlereson si teper te rendesishme rolin e shtetasve e bashkekombesve kudo ku ata jetojne. Ndaj LSI-ja, synon perkujdesje te vecante ndaj emigranteve shqiptar, qe ata te gezojne te gjitha te drejtat qytetare ku ata banojne dhe punojne.
Serish z. Meta ka apeluar per te pershpejtuar permbushjen e te gjithe prioriteteve integruese te BE-se nga ana e politikes shqiptare qe vendi te marre sa me shpejt statusin e Vendit Kandidat per ne BE. Shqiperia dhe shqiptaret e meritojne statusin e vendit kandidat, natyrisht shpresoj qe edhe klasa politike ta meritoje. Ne si LSI do te bejme gjithcka qe reformat te pershpejtohen",- iu pergjigj Meta interesit te komunitetit qe jeton dhe banon ne Selanik.
"Diaspora, e rendesishme"
Kreu i LSI, Meta, vleresoi rendesine qe ka organizimi politik i LSI-se ne diaspore duke i cilesuar keto organizime si vazhdimin e nje komunikimi me te drejtperdrejte mes shqiptareve qe jetojne jashte vendit dhe forumeve politike ne Shqiperi. Qellimi im kryesor por edhe i kolegeve te mi ne LSI, tha z. Meta, eshte t'i ofrojme shqiptareve nje politike ndryshe, t'u ofrojme besim, perkushtim dhe profesionalizem ne politike dhe qeverisje".