E Diel, 1 Nëntor 2026

Noka: Topi si President, 5 vjet veprime te qellimshme kunder PD Eva Gjura

Deputeti i PD-se, Flamur Noka, gjate nje interviste per gazeten "Koha Jone", komenton zhvillimet me te fundit politike ne vend. Duke u ndalur tek deklaratat me te fundit te Presidentit Topi, se PD e paska zgjedhur qellimisht president per ta larguar nga partia, deputeti Noka pergjigjet duke thene se vetem ata qe i kane mbyllur dyert vetes tentojne te fshihen pas nje alibie te tille. Sipas Nokes, ky eshte nje rast unik ne bote, qe nje politikan mendon se e ngriten ne detyre per ta larguar nga partia. Ne lidhje me partine e re qe pritet te zyrtarizohet te henen, deputeti i PD-se shprehet se mazhoarnca nuk eshte aspak e shqetesuar, pasi nuk eshte hera e pare qe perballet me situata te tilla. Ndersa per presidentin ai thekson se, PD i ka te gjitha kapacitet per te percaktuar emrin per kreun e shtetit, i cili do te behet publik ne kohen e duhur.

- Z. Bamir Topi ka sulmuar serish mazhorancen, duke u shprehur se kapitulli me PD eshte mbyllur nga ata qe mezi priten qe ta largonin duke e ngritur ne detyre. Kandidimi i Topit si president ishte i qellimshem per ta larguar nga PD-ja?

PD ne keto 20 vjet ka demonstruar me shume se cdo force tjeter politike se eshte nje parti e hapur. Historia 20-vjecare e saj ka treguar me se miri se vetem ata qe i kane mbyllur vete dyert vetes me veprimet dhe aktivitetin e tyre tentojne te fshihen pas nje alibie te tille. E ashtuquajtura alibi e z. Topi eshte me tipikja dhe me qesharakja e ketij lloji. Njeriu qe nuk la perpjekje pa bere per te qene i nominuari per President dhe qe per t'ia mundesuar kete deshire PD shkoi deri ne kufijte e te pamundures, sot na thote qe e paskan cuar perdhuni, po aq perdhuni sa kur e nominuan per deputet, po aq perdhuni sa kur u detyruan t'ia nderrojne zonen se nuk e pranonin me ne zonen e pare, po aq perdhuni sa kur e zgjodhen nenkryetar te PD, nderkohe qe nuk shkeli kurre ne zyre, per te cilen eshte vete deshmitar qe kur e dorezoi ishte e mbuluar nga merimangat. PD me se paku meritonte nje falenderim, demokratet anembane Shqiperise prisnin me se paku nje mirenjohje, ashtu sic premtoi ne momentin pasi u zgjodh president ne dreken qe shtroi ne nje nga lokalet e Tiranes dhe kishte te ftuar kryeministrin dhe deputete te PD-se, ndaj te cileve u perbetua dhe shprehu mirenjohjen e thelle qe e zgjodhen ne krye te shtetit.

Tani, pasi degjuan kete perifrazim te z. Topi, shqiptaret e kane shume te thjeshte te kuptojne se clidhje ka me virtytet dhe me vlerat Presidenti ne detyre, dhe se mbi cfare parimesh mundet ai te ngreje politiken e tij te mevonshme?! Une besoj se eshte rast unik ne bote qe nje politikan te konsideroje katapultimin spektakolar nga partia e tij ne kreun e shtetit si tentative per ta larguar! Kjo, sipas kendveshtrimit tim, ka nje shpjegim me dy arsye: 1 - Mosmirenjohja ndaj demokrateve dhe PD si karakteristike e brendshme e z. Topi. 2 - Perpelitje per te justifikuar veprimet e tij te qellimshme kunder PD qe ne ditet e para sapo shkeli ne karrigen e kreut te shtetit. E them kete, pasi veprimtaria politike e z. Topi kunder PD dhe demokrateve qe e cuan ne majen e piramides shteterore nuk ka filluar as me 21 janar kur bashkekoordinoi tentativen per te rrezuar me dhune nje qeveri te ligjshme e as ka mbaruar me 8 maj kur votoi Edvin Ramen. Ne zgjedhjet e 2009 z. Topi se bashku me disa ndjekes te tij nuk ka lene perpjekje pa bere qe PD te humbte zgjedhjet e ne pushtet te vinte z. Rama dhe kete PD e ka te faktuar dhe me deshmi te vete mbeshtetesve te tij.

- Eshte zyrtarizuar partia e re, e cila do te drejtohet nga ish-funksionare te PD dhe do te drejtohet nga Topi. E shqeteson PD krijimi i kesaj partie ne zgjedhjet e 2013?

PD eshte ndeshur vazhdimisht me fenomene te tilla ishesh te vetelarguar qe kane bere perpjekje per ta demtuar, por, sic e dime dhe e shohim, eshte forca me e madhe dhe me e konsoliduar dhe e vetmja qe i ka ofruar qeverisje dinjitoze vendit. Particka ne kete vend, ne keto 22 vjet demokraci jane krijuar shume, por historia na ka treguar se te gjitha ato qe jane krijuar si particka inatcoresh apo mllefexhinjsh jane fashitur vetvetiu si flake kashte dhe nuk kane perbere ndonjehere shqetesim per PD. 21 janari dhe 8 maji e ndau z. Topi perfundimisht jo vetem nga PD, por nga votuesit e qendres se djathte dhe te djathtet. Ai zgjodhi me koshience rrugen e mbeshtetjes se Rames per te rrezuar me dhune nga pushteti partine qe e beri president dhe me 8 maj votoi qartazi dhe ne sy te gjithe shqiptareve per Edvin Ramen, ndaj dhe mbeshtetesit ne ate spekter i ka. Kjo gje mund te perbeje shqetesim per z. Rama qe mund te ndaje me te elektorat te perbashket, por jo per PD-ne.

- Dhe pak kohe ka mbetur nga publikimi i emrit dhe zgjedhja e presidentit te ri. A ka nisur PD ne strukturat e saj diskutimin per emrin kandidat?

Sic e dini, PD nuk ka problem emrash, pasi brenda saj mund te gjeni shume emra dinjitoze per ne krye te shtetit, por diskutimi per emrin do te behet nga strukturat drejtuese te PD ne kohen e duhur, ashtu sikurse do te jene strukturat drejtuese te PD qe do te marrin vendim per nominimin dhe do t'ia percjellin grupit parlamentar. PD eshte e vendosur qe presidenti te zgjidhet strikt ne perputhje me Kushtetuten, e cila nga ana e saj eshte ndryshuar me konsensus ne nenin ku flitet per zgjedhjen e presidentit. Nuk besoj se ne kete pike te kete faktor apo aktor politik ne vend qe te mos jete dakord. Ne kete fryme, besoj, do te shkohet drejt finalizimit te presidentit te ardhshem.

- Do ta mbeshtese PD kandidaturen e Nanos per president, nese vjen si propozim i LSI?

Nuk besoj se po me thoni qe z Nano eshte anetar i LSI d.m.th., dhe i mazhorances, pasi sic jemi ne dijeni, z. Nano eshte anetar i opozites. Partia Socialiste, te cilen ai e ka drejtuar per shume vjet dhe sot e ka anetar mund te diskutoje vet ceshtjet dhe problematikat e saj. PD ka shume figura dinjitoze brenda saj dhe nuk kemi nevoje per import.

- Ka nisur diskutimi per reformen zgjedhore. Ju si PD keni firmosur nje deklarate te partive te vogla per korrektim te sistemin. Mendoni se duhet korrektuar sistemi, ka probleme apo u firmos ajo deklarate thjeshte per te plotesuar nje teke te partive te vogla?

Komisioni i reformes zgjedhore eshte duke vazhduar punen e tij mjaft mire dhe ky eshte lajm i mire. Une mund t'ju siguroj se PD, sic e dini, nuk ka pasur e as e ka kete ceshtje si shqetesim, ndaj sic e mbani mend ne zgjedhjet e 2009-s ia la ne dore PS-se (e cila eshte e kompleksuar ne kete pike) te zgjedhe cilin sistem zgjedhor preferonte. Gjithashtu mund t'ju bej me dije se PD ka treguar me fakte dhe veprime qe i respekton partite e vogla dhe aleatet e saj te vegjel. Mund t'jua konfirmojne kete se sa serioz dhe luajal jemi treguar me ata, si atehere ne opozite si sot ne pushtet, dhe nuk eshte thjesht ceshtja e firmosjes se nje deklarate per respektin ndaj tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›