E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhja e presidentit te ri, zgjerohet rrethi i kandidateve Rozeta Rapushi

Nje muaj nga nisja e diskutimeve per zgjedhjen e Presidentit te ri te Republikes, zgjerohet edhe rrethi i propozimeve per kandidatet ne kete post. Vete dje, Partia Aleanca Demokratike (PAD), propozoi emrin e kryetarit te kesaj force politike, Neritan Cekes, si kandidat per postin e kreut te shtetit. Nenkryetari i kesaj force politike, Eduart Abazi, propozoi publikisht emrin e Cekes, si nje kandidat serioz dhe dinjitoz per postin e kreut te shtetit. Madje, ai vleresoi se kandidatura e Cekes ka shanse per t'u mbeshtetur nga te gjitha palet. "Ne kushtet kur palet me pak gjase do te gjejne konsensus per emrin e ardhshem te presidentit, Neritan Ceka mbetet nje kandidature dinjitoze", - u shpreh Abazi, per kandidimin e Cekes, per te dyten here per kete post. Ceka ishte nje nder kandidatet per postin e kreut te shtetit ne vitin 2007. "Vetem flitet per gare dhe proces te lire, por, ne fakt, ka gjasa se nuk po ndodh. Palet enden ne periferi per t'u perballur vetem ne raundet e votimit. I kujtojme se kandidatura e Cekes mbetet serioze. Jemi shume te vemendshem ne hapat qe do te ndermarrim", - vijoi nenkryetari PAD-se. Nderkohe qe po diten e djeshme, kryetari i Aleances Demokristiane, ish-ambasadori Zef Bushati, u beri thirrje forcave politike parlamentare qe te japin konsensus per emrin e Jozefina Topallin si Presidente e Republikes. Ne mbledhjen e djeshme, Bushati i meshoi emrit te Topallit, si nje kandidate potenciale qe duhet te marre mbeshtetje nga te gjitha forcat politike. Nga ana tjeter, Bushati shprehu bindjen se Aleanca Demokristiane, sipas Bushatit, si nje force e re politike dhe pa mekate ne te shkuaren pretendon te fitoje 3 deputete dhe nje post ministror ne qeverisje. Perballe ketyre emrave, ditet e fundit per postin e Presidentit te Republikes eshte permendur edhe emri i Presidentit te Konfindustrise, Hajredin Fratari. Permes nje kerkese te perbashket, nje numer shoqatash kerkuan pak dite me pare pranimin e Hajredin Fratarit si kandidature per President konsensual te vendit. Shoqatat e vleresojne Fratarin, si kandidature te duhur, duke vleresuar faktet se ai rrjedh nga familjet me intelektuale, me patriotike, me fisnike dhe me te perndjekura politike te Shqiperise, ka qene ish i burgosur politik duke vuajtur 8 vjet ne burgjet e Burrelit, te Ballshit, te Qafbarit dhe te Tiranes dhe ka qene pjesemarres aktiv ne Levizjet Demokratike dhe eshte nje nga protagonistet kryesore te 20 shkurtit 1991 ne rrezimin e monumentit te diktatorit dhe te simboleve komuniste. Nga ana tjeter, mbi emrat e lakuar shume se fundmi, eshte sigurisht edhe ai ish-liderit socialist, ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u vetekandidua pak kohe me pare, per postin e kreut te shtetit. Madje, Nano zbuloi edhe axhenden e tij te takimeve me te gjithe kreret e forcave politike parlamentare, per te marre mbeshtetjen e tyre dhe per rrjedhoje votat ne Kuvend. Aktualisht, Nano ka zhvilluar nje takim me kreun e PS-se, Edi Rama, ate te LSI-se, Ilir Meta, si dhe Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Aleksander Arvizu. Javen e ardhshme, pritet edhe nje takim me kryeministrin e vendit, kreun e Partise Demokratike, Sali Berisha.

Kuvendi, mbledhje te posacme per zgjedhjen e kreut te shtetit

Konferenca e Kryetareve do te zhvilloje se shpejti nje mbledhje te posacme per te percaktuar proceduren e zgjedhjes se Presidentit te Republikes. Kuvendi do te percaktoje keshtu datat se kur do te nisin diskutimet dhe votimi ne seance plenare. Ne baze te Kushtetutes se vendit, votimi i pare zhvillohet jo me vone se shtate dite nga fillimi i procedures per zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo me vone se shtate dite nga perfundimi pa sukses i votimit pararendes. Votimi quhet i kryer edhe kur ne konkurrim nuk paraqitet asnje kandidat.

Kriteret qe duhen per kandidimin si president

Presidenti i Republikes eshte Kryetar i Shtetit dhe perfaqeson unitetin e popullit. President mund te zgjidhet vetem shtetasi shqiptar qe nga lindja, me qendrim jo me pak se 10 vitet e fundit ne Shqiperi dhe qe ka mbushur moshen 40 vjec.

Kandidati per President i propozohet Kuvendit nga nje grup prej jo me pak se 20 deputetesh. Nje deputet nuk lejohet te propozoje ne te njejten kohe me shume se nje kandidat. Presidenti i Republikes zgjidhet me votim te fshehte dhe pa debat nga Kuvendi. Per zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri ne pese votime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›