Izraeli, vendi i parë në Botë kundër gëzofëve të kafshëve
TIRANE-Izraeli mund të jetë vendi i parë në botë që miraton një ligj për ndalimin e tregëtimit të gëzofëve brenda kufinjve të tij, por deputetët ultra-ortodoksë të cilët i druhen ndikimit të këtij ligji tek liria fetare, po e bllokojnë këtë ligj. Kjo fushatë ka gjetur mbështetje nga organizatat ndërkombëtare të mbrojtjes së kafshëve si dhe aktivistë të shquar të kësaj fushe si aktorja Brixhit Bardo e muzikanti Pol Mek Kartnej, të cilët janë përfshirë drejtpërdrejt në promovimin e këtij projekligji.
Xhoshua Rotbart, këshilltar ligjor pranë organizatës për mbrojtjen e kafshëve në Izrael të quajtur 'Lërini kafshët të jetojnë', tha se shpresonin që ky ligj do t’i nxiste vendet e tjera të ndiqnin këtë shembull. "Ky projektligj po promovohet nga dy OJQ, një kombëtare e një ndërkombëtare, e synon ndalimin e importit të tërë llojeve të gëzofëve në vend" tha Rotbart.
Deputët ultra-ortodoksë e kanë kundërshtuar këtë projektligj duke thënë se mund të ndikojë negativisht tek liria fetare pasi do t’i pengonte njerëzit të përdorin peliçe në ditët e shënuara fetare. "Kur e nisëm procesin e promovimit të këtij projektiligji shtuam një klauzolë të posaçme e cila lejonte shitjen e kapele prej gëzofi që përdoren nga besimtarët ultra-ortodoksë. Ndaj nuk e kuptojmë kundërshtimin e tyre, veç nëse lidhet me humbjen e të ardhurave nga ana e industrisë së gëzofëve" tha Rotbart.
Haim Amsalem, anëtar i partisë ultra-ortodokse Shas, është një prej kundërshtarëve të këtij projektligji. "Nëse ky projektligj miratohet kështu siç është, pa klauzola përjashtuese, disa mijëra njerëz preken prej tij" tha ai. Amsalem beson se shumica e produkteve prej gëzofi që importohen në Izrael janë të destinuara për komunitetin ultra-ortodoks. Ai tha se nëse ky komunitet do të përjashtohej nga projekligji nuk do kishte pengesa për miratimin e tij.
Moshe Lifschitz, i cili e siguron jetesën duke shitur kapele gëzofi në Jeruzalem, tha se tradita e përdorimit të kapeleve prej gëzofi nisi qindra vjet më parë në Europë kur hebrenjtë u detyruan të mbanin një bisht prej gëzofi në shenjë tallje. Hebrenjtë e zgjuar, u shpreh ai, e shndërruan këtë akt fyes në një simbol krenarie duke vendosur kapele gëzofi në ditët e shënuara fetare. Lifschitz tha se nuk e kuptonte nevojën e një ligji të tillë. "Këtu në Izrael njerëzit nuk përdorin peliçe, ndaj një ligj i tillë është i pazakontë" tha ai.
(sokoltopi/d.b/BalkanWeb)