E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raport-Studimi, prokuroria sugjeron për ndryshimin e disa neneve të Kodit Penal

03/05/2010 Kërkohet dënime më të ashpra për veprat penale me natyrën koruptive

TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme i kërkon kuvendit ndryshimin e disa dispozitave ligjore në Kodin Penal dhe atë Procedurial, me qëllim forcimin e dënimit të disa grup veprave penale që kohët e fundit janë efidentuar më shpesh gjatë punës hetimore. Korrupsioni, Krimet kundër pronës, si dhe trafiqet e ndryshme mësohet se janë bërë “sebepi” i kësaj kërkese, e cila nuk i është dorëzuar kuvendit në mënyrë të drejtpërdrejtë, por nëpërmjet një raport studimi që është kryer nga specialistët e Prokurorisë së Përgjithshme. Gjatë studimit të punës vjetore të akuzës, këta të fundit mësohet se veç renditjes së statistikave për çdo vepër penale, kanë arritur që poshtë tyre të radhitin edhe konkluzjonet të dala nga një studim i mirëfilltë, i cili ka nxjerrë në pah karakteristikat e çdo vepre penale si dhe mënyrat sa më të ashpra për luftimin e saj gjatë fazës hetimore dhe asaj në gjykim. Një gjë e tillë bëhet me dije nga burime pranë Prokurorisë së Përgjithshme të cilat saktësuan se organi i akuzës ka ndryshuar krejtësisht formën e raportimin në parlament, ku veç raportit vjetor mbi gjëndjen e kriminalitetit në vend, bashkangjitur me të është dorëzuar në sekretarinë e parlamentit edhe një studim i cili ve në dijeni deputetët dhe krerët e parlamentit me problemet ligjore që hasen gjatë hetimit për çdo vepër penale. Plus këtyre problematikave studimi, tregon se si mund të zgjidhen ngërçet ligjore dhe për pasojë ai për çdo vepër penale tregon kërkesat për ndryshimin e dizpozitave që kanë mospërputhje me praktikat dhe ligjet e tjera që janë në fuqi. “Raporti ndryshon kryekëput me ato raportet tradicionale të hartuara ndër vite nga Prokuroria e Përgjithshme. Veçoria e tij është se ai i ngjason një studimi, ku përveç statistikave, nënvizohen edhe konkluzjonet për çdo vepër penale”-thanë burimet pranë organit të akuzës. Më tej ato shtuan se studimi një vjeçar ka nxjerrë në dritë vakumin ligjor që ekziston në shqipëri për disa vepra penale, që nga natyra janë më të rezikshmet dhe për fatin e keq edhe më të përhapurat. Sipas burimeve, disa prej këtyre veprave penale janë kurrupsioni, krimi kundër pronës apo trafiqet e ndryshme ilegale. Kurropsioni është një krim që ska asnjë lidhje me krimin e rrugës si vrasjen apo vjedhjen, por përkundrazi është tepër i sofistikuar. Për pasojë në studim është specifikuar se ndaj këtyre grup veprash penale, ku futen shpërdorimi i detyrës dhe falcifikimi, sugjerohet ndjekja e një politike më të ashpër dënimi si dhe në të njëjtën kohë hetimi i pasurisë së personit të proceduar. Për të arritur këtë qëllim sugjerohet ndryshimi i Kodit Penal me qëllim që ti jepet e drejta prokurorisë që në gjykatë të kërkojë dënime më të ashpra për personat që kryejnë këtë vepër penale. Lidhur me feomenin e kurropsionit, ekspertë të njësive antikorrupsion kanë sugjeruar edhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ku kërkohet që provat e administruara në mënyrë private si: përgjimi, filmimi apo fotografimi, të konsiderohet si provë nga ana e gjykatës, në qoftëse nga ekspertiza rezulton se ai është i vërtetë. Mjaft sugjerime janë dhënë edhe për sa i përket veprës penale kundër krimeve ndaj pronës, të cilat mbajnë rekordin në krahasim me veprat e tjera penale. Edhe për këtë natyrë veprash penale, është kërkuar ndjekja e një politike më të ashpër dënimi, pasi mësohet se në çdo vit në të gjitha prokuroritë e vendit rregjisrohen më shumë se 10 mijë procedime penale që kanë lidhje me krimet kundër pronës. Për të gjitha këto por edhe për problem të tjera, prokuroria ka hartuar raport studimin i cili prej disa kohësh pritet të bëhet publik në parlament. E. Qyno

Vjet Ina Ram nuk u thir për të raportuar. Shkaku i përplasjeve

“Lufta e Ftohtë” mes Topallit dhe Ramës,

rrezikohet raportimi i prokurores në kuvend

TIRANE- “Lufta e ftohtë” që duket se ekziston mes kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe kryeprokurores Ina Rama, mund të ndikojë që kjo e fundit të mos thiret në parlament për të lexuar raport-studimin që tregon punën hetimore të prokurorisë gjatë vitit 2009. Të pyetur nëse numri një i akuzës do të shkojë në kuvend, burimet nuk pranuan të flasin lidhur me këtë gjë, por gjithsesi ata lanë të hapura të dyja versionet që mund të ndodhin. Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë, por vitin e kaluar kryeprokurorja Rama nuk u ftua për të raportuar përpara deputetëve në kuvend. Shkak i kësaj situate atëherë u bë përplasja e Kuvendit me Prokurorinë, ku kjo e fundit kërkonte autorizimin për heqjen e imunitetit t ëish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, ndaj të cilit akuza kishte filluar hetimet për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim. Situata u përkeqësua edhe më tepër kur, komisioni që shqyrtonte kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit të Fatmir Mediut, doli në përfundimin se prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për të kërkuar heqjen e imunitet të ministrit dhe për këtë qëllim vendosi rikthimin në prokurori të dosjes që i kalonte 1000 faqet. E. Qyno

Sugjerimet dhe problemet që akuza ka hasur gjatë gjykimit

Transportimi i drogës brenda shqipërisë,

gjykata e kualifikon si mbajtje e jo trafik

TIRANE- Rastet e trafiqeve ilegale të drogës dhe armëve, janë minimizuar ndjeshëm gjatë këtyre viteve, por në vitin 2009 prokuroria ka konstatuar një problematikë se në shumë raste procedimi është rregjistruar për trafik dhe gjatë fazës së gjykimit personat e pandehur janë dënuar nga togat e zeza, duke ju referuar dënimit që prashikon vepra penale e “Prodhimit, mbajtjes dhe shitjes së lëndëve narkotike apo armëve”. Mësohet se ky problem është nënvizuar në rasport-studimin e dorëzuar në parlament, dhe për pasojë kërkohet ndërhyrja në Kodin Procedurial me qëllim përcaktimin qartë të elementëve që tregojnë se kur duhet të rregjistrohet një dosje për trafik dhe kur jo. Lidhur me këtë çështje në disa nga problematikat e nënvizura në raport, tregohet se dhjetëra dosje që janë hetuar për veprën penale të trafikimit të narkotikëve apo armëve, kanë dështuar në gjykatë pasi kjo e fundit nuk e konsideron trafik, transportimin e drogës apo armëve nga një qytet në tjetrin, gjithmonë kur intenerari kryhet brenda kufinjve të shqipërisë. Gjykata në disa raste është shprehur se kualifikimi i akuzës së trafikimit duhet të kryhet atëherë kur droga të kapën në kufi, ose kur kalon atë. E. Qyno

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›