E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza greke rrit koston e borxhit

Treguesit

Banka Botërore gjykon se zgjedhjet parlamentare dhe rruga Rrëshen-Kalimash kanë ndikuar në rritjen e shpenzimeve të qeverisë, duke shtrenjtuar borxhin. Në skenarët e paraqitur dje nga specialistët e BB-së, thuhej se ndikim negativ do të japë edhe kriza ekonomike greke. “Kriza greke mund të çojë në kosto më të larta të huamarrjes dhe ngadalësim të të ardhurave si rezultat i reduktimit të remitancave”, nënvizon studimi mbi rajonin. Ndryshe nga vendet e tjera të Europës Juglindore, Shqipëria pati një dyfishim të deficitit, nga 3.5 për qind në 2007-n, në 7 për qind në 2009-n, si rrjedhojë e shpenzimeve të larta për paga, pensione dhe rrugën Rrëshen-Kalimash.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›