E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT:Defiçiti tregtar ka pësuar rritje

Eksportet për muajin prill të vitit 2010 kanë pësuar një rritje me 60.5 përqind krahasuar me një vit më parë ka deklaruar specialiste e tregtisë me jashtë Alma Mezini. Ndërkohë që edhe importet janë rritur në krahasim me një vit më parë me 13.2 përqind. Megjithë raportet pozitive me një vit më parë eksportet kanë pësuar një ulje me rreth 14.1 përqind në krahasim me një muaj më parë.

Ulja e eksporteve në raport me muajin mars ka ndikuar në deficitin tregtar i cili për muajin prill ka pësuar një rritje me 8.9 përqind në krahasim me muajin paraardhës. Ndërkohë që ka pësuar një ulje të vogël me 1 përqind me një vit më parë.

Grupi që ka pasur rrritje më të madhe të eksporteve për këtë muaj kanë qenë materialet e ndërtimit me 41.7 përqind ndërsa nëngrupi që ka pasur uljen më të madhe të eksporteve ka qenë nëngrupi minerale,lëndë djegëse,energji elektrike. Ndërkohë që partnerët kryesor tregtarë të Shqipërisë vazhdojnë që të mbeten dy vendet fqinje Italia dhe Greqia.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›