Kriza, grekët: Në Shqipëri ka më shumë punë
KORCË- Marsi i vitit të kaluar ishte vendimtar për Manolis Verjahis, i cili udhëtoi drejt Korcës për të gjetur mundësinë e punësimit në ndërtim, profesion të cilin deri në atë kohë e ushtronte në Greqi.
Historia 39-vjecarit, i cili ka lënë familjen në Kretë e ka fillesën tek kriza ekonomike, e cila sipas tij e ka nxitur të mendojë për një qendrim afatgjatë në qytetin juglindor.
“Qëllimi i ardhjes këtu është për ndërtim. Duke u nisur edhe nga kriza që ka përfshirë Greqinë, sidomos në fushën e ndërtimit…Kohët e fundit ka pasur shumë dyndje nga Greqia të investitorëve që duan të punojnë në Shqipëri, të investojnë këtui. Kriza atje është e madhe, unë nuk mendoj të kthehem, do rri këtu për një afat të gjatë”, shprehet Manolis Verjakis, shtetas grek.
Në kushtet e një krize të thellë ekonomike në shtetin helen, përgjigjia e tij të bën të mendosh se përgjatë 10 muajve, 39-vjecari nga Greqia ka mbetur i kënaqur nga mundësitë që të krijon jetesa këtu.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Grekët kërkojnë punë në Shqipëri