E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamëz, sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 16-vjeçari

TIRANE - Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur në mesditë përballë shkollës “Azem Hajdari”, në fshatin Zall Mner në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, kur 18-vjeçari Elvis Lami ka qëlluar disa herë me thikë 16-vjeçarin Sherif Noka, pas një konflikti mes tyre.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin ushtarak.
Forcat e komisariatit numër 5 kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, ndërkohë që po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të krimit.

Një tjetër plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, në zonën përballë Parlamenti ku ka mbetur i plagosur shtetasi Roland Ramadani 38 vjeç. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim autori Skënder Hoxha, ndërsa është kapur bashkëpunëtori i tij Klejdi Dibra.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur për motive banale pas konsumimit në sasi të madhe të alkoolit nga ana e personave të cilët kishin qëndruar së bashku për disa orë në një lokal.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›