E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shpërthen vullkani Etna

ITALI - Etna, vullkani më i lartë dhe më aktiv në Europë, ka shpërthyer sot duke nxjerrë llavë dhe hi vullkanik.

Shpërthimi i cili nisi që në orët e para të mëngjesit, sipas mediave italiane, nuk paraqet asnjë rrezik për fshatrat që ndodhen aty pranë.

Kërkuesit në Institutin Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë thanë se llava kësaj herë e kishte burimin nga krateri i ri juglindor i vullkanit.

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, vullkani ka lëshuar një kolonë 5 mijë metra të lartë hiri vullkanik. Etna, që ndodhet mbi qytetin siçilian të Katanias shpërthen shpesh por rrallë shkakton dëme.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›