E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit

TIRANE - Ndryshime në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit. Me urdhër të ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, dy prej zv/drejtorëve të këtij institucioni pasi u ka mbaruar mandati, kanë kaluar në pozicione të tjera.

Kështu Rasim Borici, zv/drejtor i Policisë së Shtetit për shërbimet mbështetëse kalon në drejtorinë e administratës së kufirit, duke u emëruar drejtor i kësaj drejtorie.
Dashamir Maçi, drejtor i burimeve njerezore zëvendëson në detyrë Rasim Borishin. Po kështu dhe zv/drejtori tjetër Ahmet Haxhia lë këtë detyrë për t’u emëruar drejtor policie në qarkun e Gjirokastrës. Anila Hoxha ish-këshilltare, zevendëson Haxhinë dhe emërohet zv/drejtoreshë për trajnimin policor.

I rinovohet mandati dy zv/drejtorëve të tjerë Agron Kuliçaj dhe drejtorit të kufirit Pëllumb Nako. Rinovimi i mandatit të tyre bëhet edhe për tre vjet të tjera.
Emri Vata drejtor i policisë së Gjirokastrës merr detyrën e drejtorit të policisë së Elbasanit. 

Jashar Vreka, drejtor i policisë së Elbasanit kalon në drejtorinë e përgjithshme të policisë si drejtor i burimeve njerëzore. Ajet Ibro emërohet këshilltar pranë drejtorisë së përgjithshme

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›