Kriza, i dërguari i BE-së Lajçak takohet sot me krerët e shtetit

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës politike në vend Miroslav Lajçak do të nisë sot takimet me drejtuesit e klasës politike në vend.
Ai është takuar fillimisht me Presidentin Bamir Topi në orën 08:30, ndërkohë që gjatë ditës pritet të ketë takime me kryeministrin Sali Berisha me kreun e opozitës Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.
Diplomati sllovak, Lajçak është një njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit. Ai ka qenë mbikëqyrës i Bashkimit Europian në referendumin e Malit të Zi në vitin 2006 dhe ka qenë i dërguar i BE në vitin 2000.