E Shtunë, 31 Tetor 2026

I dërguari i BE-së Lajçak takon Topin

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për të ndërmjetësuar mes palëve në Shqipëri, Miroslav Lajçak ka mbërritur në Presidencë ku është takuar me presidentin e Republikës, Bamir Topi.
 

Ai pritet të diskutojë me presidentin Topi për situatën në vend, pas demonstratës së 21 janarit ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Ndërkohë që gjatë ditës pritet të ketë takime me kryeministrin Sali Berisha me kreun e opozitës Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.

Diplomati sllovak, Lajçak është një njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit. Ai ka qenë mbikëqyrës i Bashkimit Europian në referendumin e Malit të Zi në vitin 2006 dhe ka qenë i dërguar i BE në vitin 2000.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›