Kriza ka ndryshuar filozofine e politikes monetare

Kreu i Rezervës Federale Amerikane Ben Bernanke ka afirmuar se ekonomia nuk është rimëkëmbur plotësisht nga efektet e krizës së tre viteve më parë, ndërkohë që ka evidentuar rëndësinë e masave që duhet të marren për parandalimin e një rikthimi të krizës ekonomike.
Kostot e rënda njerëzore dhe ekonomike të krizës nxjerrin në dukje rënësinë për të ndërmarrë masa të reja të nevojshme për të shmangur ripërsëritjen e ngjarjeve të ndodhura në vitet e fundit. Ekonomia amerikane duhet të rimëkëmbet plotësisht nga efektet e krizës financiare ndërsa autoritetet rregulluese duhet të vijojnë të gjejnë mënyra të reja për fuqizimin e sistemit bankar.
Në këtë fjalim Bernanke nuk ka prekur në mënyrë direkte parashikimi për performancën e ekonomisë apo edhe për politikën monetare që do të ndiqet në shtetet e bashkuara. Ai është fokusuar vetëm në pikat e pazbardhura të sistemit financiar të cilat duhet të kontrollohen nga rregullatorët për të mos përsëritur krizën e kreditit dhe krizën ekonomike të viteve 2008-2009. Bernanke ka shtuar se kriza ka ndryshuar filozofinë e politikës monetare.
"Politika e stabilitetit financiar ka marrë një rëndësi më të madhe dhe në këto momente konsiderohet të ketë rëndësi të barabartë me politikën monetare si një përgjegjësi kritike e bankave qendrore”, ka shtuar ai. Kjo është hera e dytë që kreu i rezervës federale ripërsërit këtë deklaratë. Herën e parë ai e bëri në verën e vitit të kaluar kur kriza europaine ishte në kulmin e saj dhe kishte shanse të shpërbërjes së eurozonës. Ajo është treguesi i ndasisë në filozofinë e zgjidhjes së krizës mes europainëve nga njëra anë dhe amerikanëve dhe britanikëve nga ana tjetër. Në këtë deklaratë ai shpreh vendimin dhe arsyetimin se programet e stimulit sasior të ekonomisë garantuan daljen e ekonomisë nga kriza.