Miratohet amnistia 74 vota pro. Opozita Pazar elektoral

Me 74 vota pro është miratuar paketa e amnistisë fiskale. Pas disa diskutimesh, dhe me kundërshtimet e opozitës, pro amnistisë kanë votuar vetëm deputetët e maxhorancës. Që në fillim të seancës në emër të Partisë Socialiste u kundërshtua mënyra dhe koha e bërjes së kësaj falje fiskale.
“Mesa po kuptoj kjo është një histori politike me anë të cilës kërkohet t’i thuhet opinionit publik, mqs opozita nuk jep konsen për variantin e protokolluar nga qeveria, parlamnenti do detyrohet të miratojë legalizimin, pra projektligjin për legalizimin dhe faljes e një pjese të borxhit tatimor, sepse me një fjalë, opozita nuk ështe e interesuar që qytetarëve shqiptarë tu falen borxhet, kamatvonesat energjia, uji etj”- Pandeli Majko, deputet i PS-së.
“Opozita kërkon një amnisti reale dhe jo një amnisti sa populiste aq edhe elektorale. Ne kerkojmë një amnisti ku të ndahen qartë bizneset e krimit të organizuar, të pastrimit të parasë të mafies, trafiqeve ilegale dhe korrupsionit nga zyrtarët e lartë nga bizneset që kanë reali të arhdura nga aktivitete të ligjshme por të padeklaruara në administratën tatimore”- tha Mimi Kodheli, deputete e PS-së.
Legalizimi i aseteve dhe shumave nuk do të përfshijë asnjë politikan, punonjës të administratës apo person që mund të ketë lidhje me krimin dhe burime të dyshimta të ardhurash. Kjo ishte përgjigja dhe ftesa që kryeminsitri bëri për opozitën për të votuar paketën ligjore me 32 nene.
“Janë 2 mijë dollarë për familje që u falen këtyre shtresave në nevojë. T’i falim sot. Bashkohuni me ne në këtë votim. Nuk duam të jetë meritë e veçantë e jona, por akt bujarie i përbashkët. Është dhurata më e bukur që u bëjmë për pashkë qyetarëve shqiptarë në nevojë”- tha kryeministri Sali Berisha.
“Ne në amnisti nuk përfshijmë veprat që mbulon ligji antimafia, përndryshe do të kishim nevojën detyruese edhe të votës së opozitës. Në amnisti kemi përfshirë vetëm kundravajtjet penale që kanë të bëjnë me mospagimin dhe fshehjen e taksave”- tha Ridvan Bode, ministër i Financave.
Amnistia fiskale që përfshin faljen e detyrimeve tatimor e doganore, si dhe faturat e papaguara të energjisë dhe ujit para privatizimit të këtyre shërbimeve, miratohet 17 ditë para datës së zgjedhjeve lokale, dhe pritet që të hyjë në fuqi 3 apo 4 ditë para së djelës së votimeve.
Florian Papadhimitri
Azhornuar së fundi ( e premte , 22 prill 2011 )