E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, marrëdhëniet e brishta Berisha-Topi

Vazhdojnë të jenë të ftohta marrëdhëniet mes kreut të shtetit dhe Kryeministrit. Beteja politike e dy institucioneve më të rëndësishme të shtetit, ka bërë që drejtuesit e tyre, Berisha dhe Topi, t’i shtojnë njëri-tjetrit vështirësitë për gjuhën e bashkëpunimit.

Marrëdhëniet Topi-Berisha kanë kohë që janë të brishta dhe mosmarrëveshjet mes dy drejtuesve të lartë të shtetit nuk janë më probleme brenda partisë, por probleme mes dy institucioneve, që herë pas here kanë sjellë një konflikt të hapur mediatik.

Kthimi mbrapa nga PD-ja për emrat e parë të 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë ka treguar hapur përplasjen e madhe mes Presidentit dhe Kryeministrit.

Deputetët që ndihmuan Bamir Topin drejt karriges presidenciale janë treguar të pafuqishëm për të sfumuar zërin e mazhorancës, duke kthyer mbrapa dekretet.

Vlen të theksohet se Kryeministri nuk ka lënë pa hedhur shashkën e radhës në drejtim të institucionit më të lartë të vendit.

Brishtësia e marrëdhënieve Berisha-Topi duket se do ta vështirësojë akoma më shumë pozicionin e PD-së me Presidentin, të cilin e rekomandoi vetë dhe që ishte gati të shkonte edhe në zgjedhje të parakohshme.  
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›