E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy nipërit jetim apel presidentit për faljen e gjyshes

Apeli ndaj Presidentit te Republikës për faljen e nënë Ferides, 74 vjeçarja e dënuar për kultivim bimësh narkotike, vjen edhe nga dy nipërit e saj jetimë 9 dhe 14 vjeçar të cilët tani kanë mbetur jetimë. 

TIRANË - Një ditë më parë përmes kamerës së “News 24” njohëm historinë e dhimbshme nga burgu 325, të nënë Ferides, 74-vjeçarja e dënuar me 5 vite burg me akuzën për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Përmes emisionit “Me zemër të hapur”, nënë Ferideja i bëri apel Presidentit të Republikës Bamir Topi përmes një letre, duke kërkuar falje të dënimit të saj. Ndërsa sot dy jetimët Sokoli dhe Xhemali i drejtohen me të njëjtin apel Presidentit të Republikës duke kërkuar falje për gjyshen e tyre në mënyrë që nën Ferideja, e vetmja shtyllë e shtëpisë, të kujdeset për ta.
Të dy djemtë tashmë të mbetur jetim me dhimbjen që mbajnë nga vështirësitë që duhet të përballojnë pa gjyshen e tyre vuajnë fatin e keq në shtëpinë e mbetur bosh.
Nënë Ferideja i ka lënë të vetëm të dy nipërit e saj. Djali i të moshuarës 74-vjeçare ka vdekur aksidentalisht në Greqi. Ndërsa pas kësaj tragjedie nëna i braktis të dy fëmijët. Bashkëshorti i nënë Ferides paralizohet dhe para 4 ditësh ndërron jetë. Fati i keq i kësaj familjeje ka rënë mbi supet e dy nipërve Sokolit dhe Xhemalit dhe nënës që plaga i pikon brenda mureve të burgut ku dhe vuan dënimin. Pa përkrahje sociale dhe kushte tepër të vështira ekonomike djemtë kanë harruar çdo të thotë të jesh fëmijë.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›