E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi kundër LSI: Në KQZ nuk përfaqësohen partitë

Kreu i PSD Skënder Gjinushi ka reaguar kundër LSI në lidhje me përbërjen e re të Komisionit Qendror Zgjedhor. Gjinushi është shprehur se në KQZ duhet të ketë një balancë pozitë-opozitë. 

TIRANË - Kreu i PSD Skënder Gjinushi u deklarua sot kundër rebelimit të LSI lidhur me përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Gjinushit ajo që ka rëndësi është raporti pozitë–opozitë në këtë komision dhe jo pretendimet e disa partive për të kënaqur interesat personale.
“Ne na takonte një anëtar i KQZ sipas formulimit të mëparshëm, por e toleruam këtë gjë. Përbërja e komisioneve gjithmonë duhet parë në raportet pozitë-opozitë dhe në atë që sa komisione do të jenë efektive. Pra si të jetë i kontrollueshëm ky proces”, tha Gjinushi.
Më tej Gjinushi ka theksuar se “protestat nuk vijnë vetëm nga opozita, por edhe vetë shtresa të ndryshme të popullsisë, grupime të ndryshme, duhet të jenë më aktive dhe më reaguese, siç mund të përmendim këtu rastin e minatorëve, apo banorëve të Gërdecit, pra dikush që preket më drejtpërdrejt nga bëmat e qeverisë”.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›