E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS komenton raportin e KE-se per Shqiperine

Partia Socialiste ka akuzuar qeverine per deshtime ne procesin e integrimit te Shqiperise, duke iu referuar kritikave te progres-raportit te Komisionit Evropian.

Deputeti Taulant Balla theksoi se qeveria aktuale ka deshtuar ne reformat e ndermarra ne sektorin ekonomik, luften ndaj krimit te organizuar, dhe pastrimit te parave, ne garantimin e lirise se shprehjes dhe shtypit si dhe ne reformat e domosdoshme per MSA-ne.

“Ne kete stine te rendesishme raportesh kur pritej qe Shqiperia te mbyllte plotesisht procesin e ratifikimit te MSA-se dhe te pergatiste per aplikimin zyrtar per statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE, situata eshte mjaft kritike dhe ato raporte vleresojne negativisht Shqiperine. Kjo qeveri po saboton procesin historik te rendesishem te MSA-se”, eshte shprehur deputeti socialist.

Balla kritikoi qeverine edhe per ato qe i quajti sulme ndaj sistemit te drejtesise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›