E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, mund te preke Evropen

Kriza financiare qe ka prekur shtetet me te fuqishme ne bote, ka shtrire ndikimin e saj edhe te vendet me ekonomi me pak te zhvilluar. Banka Boterore u rekomandon shteteve te Evropes Lindore e Azise Qendrore qe te pergatiten nga ndikimi i krizes financiare dhe te ndermarrin masa per te mbrojtur shtresat me te ndjeshme ne shoqerite e tyre. Banka Boterore ka paralajmeruar shtetet e Evropes Lindore dhe te Azise Qendrore qe te shtrengohen nga ndikimi i krizes financiare, e cila aktualisht ka mberthyer ekonomite perendimore. Duke theksuar se kriza eshte ende ne fillin e saj, Banka parashikon se rajoni do te perjetoje nje ngadalesim ekonomik pjeserisht, per shkak se kerkesa per eksport nga BE-ja do te ulet, meqe vendet e bllokut perballen me telashet kreditore. Kreu per ekonomi i Bankes Boterore per Evrope dhe Azine Qendrore, Pradip Mitra, shpjegon ndikimin qe do te kete kriza ne rajon. "Rajoni yne eshte integruar ne tregun global dhe sistemin financiar dhe per kete arsye do te ndjeje fuqishem ndikimin e turbulences se tregjeve financiare", sqaroi Mitra. Kete tashme, sipas tij, po e shohim ne vendet baltike, ne Estoni dhe Letoni, te cilat kane pasur shifra te medha te rritjes ekonomike, dhe papritmas nga vlera dyshifrore, rritja ka rene ne pothuaj zero dhe mbase do te kete edhe tkurrje. Banka i keshillon politike-beresit qe te pergatiten per pergjigje te shpejta ndaj ndryshimit te mjedisit financiar. "Politike-beresit gjithmone mund te reagojne per te lehtesuar efektet e shokut. Jane disa gjera bazike qe mund te bejne vendimmarresit: mund te zhvendosin disa nga shpenzimet publike kah subvencioneve, te cilat jane te drejtuara per te varfrit", keshillon kreu per ekonomi i Bankes Boterore per Evrope dhe Azine Qendrore. Per shembull, sipas Pradip Mitres, te riplotesohet rrjeti i sigurimeve, Kirgizia ta zeme ka nje rrjet te tille shume te mire, nese ka burime mund ta riplotesoje. "Kjo mund te sherbeje si mbrojtje ndaj ndikimit te renies se te ardhurave nga emigrantet, dhe ky eshte nje rekomandim qe u kemi bere shume shteteve", theksoi zyrtari i BB-se.

Tregjet boterore ndjekin shembullin pozitiv te Uoll Stritit

Tregjet evropiane ndoqen shembullin e tregut te Tokios dje, i cili u riperteri, ndersa investitoret u inkurajuan nga ngritja e Uoll Strit. Indeksi kryesor i Londres, ai i Parisit dhe Frankfurtit u ngriten me 4 per qind ne hapje te tregut sot dhe deri ne mesdite ishin ne ngritje. Ne Azi, indeksi kryesor Nikkei u mbyll me 2,5 per qind ngritje, duke fituar nje pjese te humbjeve te djeshme, me te medhate ne 2 dekada. Cmimet e aksioneve u ngriten edhe ne Shangai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›