E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet plani me procedure te shpejte

Gjermania hedh ne treg 480 miliarde euro per shpetimin e bankave

Parlamenti gjerman, me shumice te madhe, miratoi paketen prej 480 miliarde eurosh per luftimin e krizes financiare. Edhe dhoma e larte e Parlamentit e miratoi ligjin e emergjences. Ministri gjerman i Ekonomise, Majkell Glos, pershendeti ne debatin mbylles njoftimin e shefit te bankes "Deutsche Bank", Xhozef Ackerman, i cili do te hiqte dore nga bonuset qe i takojne me kontrate. "Ky eshte nje shembull per t'u ndjekur dhe nje shenje e pare, e gezueshme", tha Glos.. Homologu i tij nga fraksioni kristiansocial-kristiandemokrat Volker Kauder plotesoi se tani nuk eshte fjala qe nga inati apo arsye te tjera te kufizohen rrogat. Ne nje procedure me shpejtesi te pashembullt ligji per ndihmen prej rreth 500 miliarde eurosh kaloi ne instancat parlamentare. Kjo u be e mundu,r pasi opozita hoqi pjeserisht dore nga e drejta e saj parlamentare e ushtrimit te kontrollit, e cila si rregull ben qe procedurat ligjvenese te zgjasin disa jave. Por kjo nuk eshte nje bilete e hapur per qeverine, theksoi kryetari i liberaleve gjermane ne opozite Giudo Uestervelle, perkundrazi nje hap i detyruar nga nevoja. 476 parlamentare votuan ne perfundim pro ligjit, 99 kunder tij. Te gjelbrit mbajten qendrim refuzues dhe folen per nje cek te bardhe prej 500 miliarde eurosh me te cilin qeveria nuk i pergjigjet pergjegjesise qe ka ndaj taksapaguesve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›