Kriza ndihet në ndërtim. Ndërtuesit: Mungesë likuiditeti
Efektet e krizës ekonomike botërore po ndihen edhe në ndërtim, një ndër sektorët me ndikimin më të madh në rritjen ekonomike të vendit. Ndërtuesit shprehen se po përballen me vështirësi financiare, të cilat vijnë edhe nga kujdesi i bankave në kreditim.
TIRANE- Efektet e krizës ekonomike globale kanë mbërthyer edhe sektorin e ndërtimit. Ndërtuesit po përballen me vështirësi financiare, për shkak të mungesës së likuiditetit që ka ardhur edhe si pasojë e kujdesit që po tregojnë bankat në kreditim.
Ndërtuesit shprehen se pritet një ulje e kërkesës për blerjen apartamentesh, edhe pse javët e fundit shumë qytetarët, duke qenë të pasigurt nga kriza ekonomike globale, po investojnë në blerje të pasurive të patundshme, një dukuri që sipas firmave të ndërtimit do të jetë e përkohshme.
Prekja e ndërtimit nga kriza do të ndihet në ekonominë e vendit, pasi bëhet fjalë për një ndër sektorët kryesorë, me një ndikim rreth 23 për qind në produktin e brendshëm bruto. (a.r/news24/balkanweb)