Thyhet ligji antiduhan. Flasin ekspertet e ISHP-se
Anketimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregon se ligji anti-duhan nuk po zbatohet në shumë ambiente ku është i ndaluar përdorimi i tij. Nga intervistat e zhvilluara rezulton se mbi 90% e personave që jane marrë në pyetje mendojnë se ligji duhet te zbatohet, 27 % kërkojne hapësira në bare dhe restorante për pirjen e tij. Specialistet thone se shume shpejt me miratimin e projektligjit per inspektoratet, ligi anti- duhan do te zbatohet.
“56% mendojnë se ligji nuk po zbatohet aspak, 42.8 mendojnë se po zbatohet pjesërisht. Këtu kanë parasysh vendet e punës. Qeveria shqiptare po bën një reformë përsa I përket inspektoriateve në përgjithësi dhe Inspektoriatit Sanitar Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndoshta Brenda një muaji po kalon pr/ligji për këtë punë dhe ky është një lajm I mirë për zbatimin e të gjitha ligjeve” thotë Roland Shuperka, specialist në ISHP.
Ndërkohe anketimi tregon se rreth 90 % e personave që janë pyetur kanë pirë duhan në ambiente publike. Në këtë studim kane marrë pjesë persona mbi moshen 15- vjeç, rreth 540 ne Tiranë, 360 në Vlore dhe po kaq në Elbasan.
Edlira Sulejmani