Gjirokaster/ Sekuestrohen dy canta me rreth 50 kg Mariuane
Specialistët e Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër në orët e para të mëngjesit kanë marrë informacion se 2 të rinj, në vendin e quajtur “Fushat e Glinës ”, përballë fshatit Glinë të rrethit Gjirokastër po transportonin me krahë në drejtim të kufirit jeshil me shtetin grek dy çanta të mëdha shpine, ku dyshohej se kishin lëndë narkotike.
Rreth orës 01.30, të mëngjesit, megjithëse ishte mjegull , errësirë dhe binte shi i rrëmbyer, është bërë e mundur identifikimi i vendodhjes së 2 shtetasve të cilët kishin qëndruar buzë lumit Drino përballë fshatit Glinë.
Në momentin që forcat e Policisë janë afruar në drejtim të vendit ku ndodheshin këta shtetas, të dy shtetasit që transportonin lëndën narkotike kanë braktisur çantat dhe janë larguar me vrap në drejtim të fushave të Glinës.
Specialistët e Seksionit për Parandalimin dhe Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gjirokastër janë vënë në ndjekje të tyre duke iu bërë thirrje që këta shtetas të mos lëvizin dhe t’i bindeshin thirrjeve të policisë , por të 2 shtetasit nuk i janë përgjigjur thirrjes së Policisë , duke u hedhur në lumin Drino dhe kanë vijuar të lëvizin me shpejtësi në drejtime të ndryshme pasi u ndanë nga njëri -tjetri.
Ndjekja e dy personave të cilët po bënin transportimin e dy çantave me lëndë narkotike ka vijuar gjatë gjithë orëve të para të mëngjesit, ku rreth orës 09.00 , në afërsi të fshatit Sofratikë është bërë e mundur kapja e njërit prej këtyre shtetasëve i dyshuar si transportues i lëndës narkotike, ndërsa tjetri është në kërkim policor.
Po mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative ka rezultuar se lënda narkotike është blerë në fshatin Lazarat dhe me destinacion përfundimtar shtetin Grek.