E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza në Eurozonë, euro humbet terren ndaj Lekut

Pas tronditjes në eurozonë monedha europinane humbet terren në mënyrë drastike edhe përballë lekut shqiptar.Vetëm për tre ditë në Shqipëri euro ka humbur një mesatare prej 5 pikësh duke sjellë një tronditje të tregut të këmbimit valutor në kryeqytet. Kështu euro nga 142 lekë akutualisht këmbehet me 137 lekë.

Specialistët shpjegojnë se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e panikut nëse do të ekzistojë euro apo do të hiqet për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë Europën. Edhe pse është deklaruar se euro është një monedhë simbol e Bashkimit Europian dhe do të mbrohet me çdo kusht kjo nuk ka arritur që të parandalojë efektet e shvlerësimit të monedhës euro jo vetëm në Shqipëri por edhe Ballkan. Agjencitë e këmbimt valutor në kryeqytet deklarojnë se ka tendencë që qytetarët ta kthejnë valutën në monedhën vendase në shumicën e rasteve.
 

Por çfarë efektesh sjell shvlerësimi i euros?Ata që pritet të përfitojnë dhe të favorizohen janë qytetarët që kanë detyrime për të paguar në euro pasi mund të blejnë më lirë me lekë, sikundër favorizon edhe kompanitë që transferojnë euron jashtë vendit. Eksportuesit shqiptar ndërkohë pritet që të kenë humbje si rezultat i forcmit të lekut duke qenë se mallrat në vend blihen në monedhën shqiptare.
 

Gjithsesi ekspertët i këshillojnë qytetarëve që të mos nxitojnë pasi e gjithë kjo situatë është momentale dhe të kenë kujdes në marrjen e vendimeve për konvertim. Ditët e fundit diskutimet mbi mundësinë e eleminimit të monedhës europiane kanë shkaktuar një forcim të monedhave vendase në disa prej vendeve të Ballkanit.

Pritet që në ditët në vazhdim të kemi gjithashtu një tendencë rënie të euros kjo e ndikuar edhe prej emigrantëve që pritet të kthehen në vendlindje me rastin e festave të fundvitit. Edhe pse remitancat kanë rënë për shkak të krizës specialistët deklarojnë se përsëri kjo do të ketë efekt në një forcim të mëtejshëm të monedhës shqiptare lekut.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›