Kriza në Greqi, Kryeministri grek optimist

Kryeministri grek, Antonis Samaras tha se koalicioni i tij qeverisës po i shikon të gjitha alternativat para finalizimit të paketës se shkurtimit të shpenzimeve prej 11.5 miliardë euro. Qeveria greke ndërkohë është zotuar për kryerjen e një sërë masash e reformash fiskale për të bindur kreditorët ndërkombëtarw se Athina e meriton kredinë prej 130 mld euro.
“Dua të them se po shohim për rrugët më efikase për të ulur borxhin publik, por që të jenë më pak të dhimbshme për shoqërinë. Armiku ynë kryesor është papunësia. Po punojmë ditë e natë, me të vërtetë ditë e natë, fillimisht me stafin teknik të Trojkes dhe tani me
Ministrat tanë” tha kryeministri grek Antonis Samaras pas një takimi për masat fiskale me ministrin e Financave, Janis Sturnaras. Takimi mes tyre ndodhi nje dite pasi dy lideret e partive te koalicionit të Samaras, Evangelos Venizelos i PASOK dhe Fotis Kuvelis, i të Majtës Demokratike, dolën kundër rinovimit të skemës së rezervave të punës për punonjësit e sektorit publik.
Inspektorët nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane përfunduan fazën e parë të misionit të tyre në Greqi të dielën, duke thënë se shteti helen ka bërë përparim në shkurtime buxhetore të nevojshme për të vazhduar programin e saj të shpëtimit.
Por ende nuk ka përfunduar e gjithë puna dhe inspektorët ndërkombëtarë do të kthehen në shtator për një vendim përfundimtar.