Kushtet e Brukselit për Serbinë, kryefjalë raporti me Kosovën

Kërkesa kryesore e Brukselit dërguar autoriteteve të reja në Beograd që të mund të marrë datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, është normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën.
Brukseli ende nuk i ka bërë të ditura plotësisht të gjitha kushtet, por duhet që ekzistojnë disa prej tyre, përfshirë edhe gjetjen e zgjidhjes për veriun e Kosovës, e funksionimit të institucioneve vendore dhe ajo që Beogradi të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, shkruan gazeta beogradase "Blic".
Normalizimi i marrëdhënieve më Kosovën, nuk përfshin njohjen faktike të statusit të Kosovës. Normalizimi i marrëdhënieve, në të cilin insistohet, do të nënkuptonte marrëveshje të reja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe mospengim të zbatimit të tyre në terren.
Autoritetet në Beograd, Qeveria dhe Presidenca, tashmë e kanë të ditur se axhenda e Brukselit përfshin zbatimin e asaj që është rënë dakord në diskutimet e mëparshme, gjetjen e zgjidhjeve për telekomunikacionin, vendosjen e dialogut politik dhe marrëveshjet, mënyrën e funksionimit të institucioneve në veri dhe që Beogradi të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
“Por ende nuk dihet se cili niveli i marrëveshjes do të jetë vendimtar për marrjen e datës për negociata” shkruan Blic.
Qëndrimi tjetër është se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as bashkim të veriut me Serbinë. Ajo çfarë qeveria e re do të duhet të negociojë me Prishtinën është se si do të funksionojnë institucionet e veriut të Kosovës, në kuadër të sistemit të Prishtinës.
Ndërkohë deri më tani, nuk është i ditur modeli i Brukseli, i cili do të vihet në tavolinë.