E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traktati i paqes, opozita kundër Kuçit

Idenë e Zëvendës.kryeministrit kosovar, Hajredin Kuçi, për vendosjen e një traktati paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, partitë opozitare nuk e shohin si të dëmshme, por thonë se nuk mund të zbatohet nëse Beogradi nuk e njeh sovranitetin e Kosovës dhe vazhdon të jetë prezent me strukturat paralele në veri.
 

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë e ka cilësuar këtë traktat cilësuar si një kapitullim ndaj Serbisë.
Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani thotë se ka tre elemente kryesore që nuk mund të vendoset një traktat paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.
 

Ndërkohë edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo ide është e parealizueshme. Ditë më parë, zëvendëskryeministri Kuçi ka dhënë një ide personale të tij që Kosova është e gatshme për vendosur një traktat paqeje me Serbinë.
 

Edhe pse është ide personale e numrit dy të Qeverisë së Kosovës dhe është komentuar në Kosovë kjo ide, në Serbi nuk është komentuar fare as nga zyrtarët e institucioneve e as nga opozita.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›