E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillimet në Siri, sërish bombardime në Aleppo

Qyteti sirian i Aleppos ka vuajtur bombardime të reja, teksa qeveria përpiqet të rimarrë zonat e kontrolluara nga luftëtarët rebelë. Disa zona të qytetit janë raportur të kenë rënë nën sulm me artileri të rëndë përfshirë edhe helikopterët.
 

Luftimet vijnë në një kohë kur Irani përgatitet të presë takimin e tij ndërkombëtar mbi krizën siriane.Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad, aletati i vetëm i Sirisë, ka thënë se samiti i ministrave të huaj në Teheran do të jetë një mbledhje e vendeve me një pozicion të saktë dhe realist mbi konfliktin sirian.
 

Ai tha se kjo do të ishte një mundësi për të zëvendësuar përleshje ushtarake me qasjet politike vendase për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Por perëndimi është shprehur skeptike se Teherani mund të ndërmjetësojë për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me qeverinë e presidentit sirian, Bashar Al-Assad.
 

Në një tjetër zhvillim, presidenti i Sirisë Bashar al-Asad, është zotuar të spastrojë vendin nga elementët që i cilëson si terroristë. Media shtetërore siriane citon presidentin Asad, i cili ka thënë se nuk do të ketë mëshirë për ata elementë që i cilëson terroristë. Ndërkohë më shumë 3000 persona kanë kaluar kufirin dhe hynë në Turqi për t`i shpëtuar dhunës në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›