E Diel, 1 Nëntor 2026

Kisha serbe tërheq Artemijen nga Kosova

BEOGRAD- Kisha Ortodokse Serbe tha se peshkopi Artemije nuk do të jetë më udhëheqës shpirtëror i saj në Kosovë, pas akuzave se gjatë mandatit të tij janë abuzuar miliona nga fondet e shtetit dhe të kishës.

Peshkopi Artemije nuk do të jetë më udhëheqësi shpirtëror I kishës serbe në Kosovë. Kisha ortodokse serbe tërhoqi Artemijen pas akuzave se gjatë mandatit të tij janë abuzuar miliona nga fondet e shtetit dhe të kishës. Vendimi është marrë të martën në mbrëmje nga Sinodi i Shenjtë i Kishës ortodokse.

AP shkruan se Artemije njihet për pikëpamjet e tij ultranacionaliste dhe antiperëndimore.
Ai ka urdhëruar klerin ortodoks që t'i ndëpresin kontaktet me autoritetet e Kosovës dhe misionin e BE-së në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Nuk është e qartë kur do të emërohet zëvendësuesi i Artemijes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›