E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama paralajmëron hyrjen në grevën e urisë

Ne diten e 4 te protestes, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka paralajmeruar edhe hyrjen e tij ne greven e urise qe prej kater ditesh, mbi 200 mbeshtetes te opozites po zhvillojne para kryeministrise ne kerkim te transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit.

"Ky eshte shalli i Romeos, eshte ne doren time, dhe une jam ketu vetem njeri nga ju me vendin tim, ne rradhe, per te mos e lene kete beteje te mbaroje deri kur uzurpimi i votes te pushoje", tha Edi Rama, kryetar i PS-se.

Gjate fjales se tij para mbeshtetesve socialiste Rama tha se greva e 200 mbeshtetesve te PS-se para kryeminsitrise eshte ne mbrojtje te te drejtave te gjithe shqiptareve. Nderkohe Rama njoftoi se edhe ne kryeqytetin grek Athine, nje grup emigrantesh shqiptare kane nisur nje greve urie ne mbeshtetje te nismes se opozites. Rama komentoi edhe protesten e nje grupi ishte te burgosurish para Partise Socialiste duke i cilesuar ata si viktima te politikes se kryeministrit Berisha. Kryetari i selise roze akuzoi kryeministrin se ne vitin 1990 ishte shprehur kunder lirimit te tyre nga burgu…

"Njeriu i cili ne vitin 1990, te qyteti Studenti, me ka thene mua bashke me Ardian Klosin, se nuk mund te flisnim ne tribunen e sapohapur te demokracise, sepse ne te dy ishim persona te dyshimte qe donim te nxirrnim llumin e shoqerise nga burgjet, te burgosurit politik. Dhe une jam shume krenar sot si kryetar i Partise Socialiste qe ne programin e kesaj partie, zyrtarisht jane te perfshire te perndjekurit politik ne regjimin diktatorial", tha ai.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›