E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkon në tre numri i grevistëve në spital. Vasili letër Ramës

Këtë të martë eshte perkeqesuar gjendja e dy grevisteve, militante te se majtes. Dy prej tyre Romeo Sina dhe Ramazan Ceka jane derguar ne Spitalin Ushtarak. Sabit Brokaj tha se njeri prej grevisteve, Ramazan Ceka vuante nga diabeti dhe ka pasur nje renie te sheqerit. Nje dite me pare perfundoi ne Spitalin Ushtarak edhe deputetja Klodiana Spahiu.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësise Petrit Vasili, në një letër të hapur i ka shprehur kreut socialist Edi Rama gadishmërinë e bluzave të bardha për të qenë në shërbim të grevistëve. Vasili shprehet se ekipet mjekësore janë të gatshme të ofrojnë asistencën e tyre pranë ekipeve vullnetare edhe brenda mjediseve të grevës, ndërkohë që strukturave publike shëndetësore dhe QSUT-së i është dhënë urdhër për trajtimin me prioritet të rasteve të rënduara të grevistëve.

ALSAT
Azhornuar së fundi ( e martë , 04 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›