Kriza në Greqi, Papandreu anulon vizitën në SHBA
ATHINE- Kryeministri grek Jorgos Papandreu anulon udhëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara dhe pjesëmarrjen e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Kryeministri kishte nisur dje udhëtimin për në në Nju Jork, me një ndalesë në Londër.
Sipas një njoftimi nga Zyra për shtyp e Kryeministrit, anulimi i vizitës ishte i nevojshëm, sepse "java e ardhshme është tepër kritike për zbatimin e vendimeve të 21 korrikut në Eurozonë dhe për nismat që do të ndërmerren në vend”.
Thuhet, se Jorgos Papandreu ka kontaktuar me Ministrin e Financave Evangelos Venizelos, nga i cili u informua mbi rezultatet e takimeve të Eurogrupit dhe Ecofin.
Kthimi i Papandreut ishte i nevojshëm, sepse ministri Venizelos e informoi për faktin që Troika mund të konsiderojë tarifë shtesë për pronën dhe në këtë rast, mund të ketë nevojë për masa të reja.
(s.g/Balkanweb)