Topalli me kongresmenet. Mbeshtetje per reformat ne Shqiperi

Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli gjatë qendrimit të saj në Washingron u prit në Departamentin e Shtetit nga zv/ndihmëssekretari amerikan i shtetit Filip Riker, i cili vlerësoi ecurinë e reformave në Shqipëri dhe vuri në dukje kontributin e saj si anëtare e NATO-s.
Kryeparlamentarja nga ana e saj bëri një pasqyrë të shkurtër të zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe u ndal në mënyrë të veçantë në treguesit ekonomikë, që sic tha ajo e bëjnë Shqipërinë një model të vërtetë suksesi në rajon e më gjerë.
Një takim tjetër i kryeparlamentares Topalli ishte ai me kongresmenët Eliot Engell dhe Jean Schmid të cilët vlerësuan progresin e bërë nga Shqipëria. “Unë mbetem një mbështetës i palëkundur i Shqipërisë dhe Kosovës. Dyert e mia do të jenë gjithnjë të hapura për shqiptarët”, ka thekusar kongresmeni Eliot Engell.Zonja Topalli u prit në Capitol Hill nga stafi i ngushtë i Kryetarit të Kongresit Amerikan Xhon Bener, përkatësisht me shefin e stafit Berri Xhekson dhe Këshilltarin për Politikën e Jashtme Xhen Stjuart.
Ata shprehën gatishmërinë për të pritur një grup të vogël deputetësh shqiptarë, për të parë si funksionon Kongresi Amerikan. Po kështu ata e njohën atë me faktin se në kongresin amerikan nuk ekziston vota e fshehur, as per gjyqtarët, as për Kryetarin e kongresit dhe për asnjë ligj tjetër.