Rregjistrimi i fituesve ne universitete te henen skadon afati

Të rinjtë fitues për në universitete kanë afat deri në 18 shtator për u rregjistruar në të kundër, humbasin të drejtën e shkollimit . Autoritetet e arsimit iu kanë drejtuar një apel të fundit ish- maturantëve, të cilët kanë afat deri nesër në mesditë.
“Theksojmë edhe një herë se kandidatët të cilët nuk kryejnë rregjistrimin paraprak humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta në programin në të cili janë shpallur fitues në fazën paraprake si dhe të drejtën për tu zhvendosur në një preferencë më të lartë sipas preferencave të cilat ata kërkuar në formularin A2”- tha Albano Zhapaj, specialist në ministrinë e Arsimit.
Në bazë të deklaratave të mëparshme të autoriteteve të arsimit , rezulton se jashtë vendit kanë aplikuar rreth 4500 maturantë, çka tregon se në listat e universiteteve do të ketë përafërsisht një numër të tillë kuotash bosh.
Megjithatë vetëm ditën e hënë mund të të ketë një statistikë zyrtare nga të gjitha universitetet publike se sa është numri i maturantëve të rregjistruar dhe sa është numri i kuotave që mbeten për tu plotësuar.
Edlira Sulejmani